14.9 C
Prizren
E premte, 17 Prill, 2026

Vendimi i MMPH-së ia ndalon Komunës së Prizrenit rrënimin e “Abi Çarshisë”

Për të dytën herë, Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor ka vendosur në favor të “Abi Çarshisë” në Prizren.

Kjo ministri më 1 gusht, ka nxjerrë vendim, me të cilin e cilëson të pabazuar vendimin e Komunës për rrënimin e këtij kompleksi, raporton KTV.

Në vendimin e siguruar nga KTV-ja thuhet se miratohet si e bazuar ankesa e kompanisë “Abi”, duke i pamundësuar çfarëdo veprimi Komunës së Prizrenit.

Tutje, vendimi sqaron se organet komunale duhet të veprojnë bazuar në dispozitat e Ligjit për Trajtimin e Ndërtimeve pa Leje dhe Udhëzimeve Administrative në fuqi.

Sipas vendimit të Ministrisë, Komuna e Prizrenit ka shkelur disa nene të këtij ligji kur vendosi të rrënonte një pjesë të kësaj qendre tregtare.

Një vendim të njëjtë, javë më parë, e mori edhe Gjykata Themelore në Prizren, duke pezulluar rrënimin e objektit.

Por, drejtori i Inspeksionit, Islam Thaçi, e ka cilësuar të padrejtë vendimin e Ministrisë së Planifikimit Hapësinor.

Derisa, përfaqësues ligjorë të kompanisë “Abi” insistojnë se Komuna do t’i kompensojë ata për dëmet e shkaktuara, kur nisi të rrënonte një pjesë të qendrës tregtare.

Prokuroria Themelore e Prizrenit ka nisur hetimet për drejtorin e Inspeksionit në këtë komunë dhe disa inspektorë, për vendimin e tyre që të rrënojnë një pjesë të “Abi Çarshisë”.

.

Më Shumë

Aksident në Suharekë, lëndohet rëndë 9 vjeçari

Një aksident trafiku ka ndodhur të mërkurën në Bershanc të Suharekës, mes një veture dhe një çiklisti të mitur. Si pasojë e aksidentit, lëndime të...

Nisin vizitat sistematike shëndetësore në shkollat e Suharekës

Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, ka njoftuar për fillimin e vizitave sistematike shëndetësore në të gjitha shkollat e komunës. Sipas tij, ky aktivitet...

Lajmet e Fundit