Sot pritet të dalin shtesat prej 100 eurove për pensionistët

Kryeministri Kurti dhe Ministri i Financave dhe Transfereve, Hekuran Murati ditën e hëne njoftua se këtë muaj shumë kategori do të përfitojnë shtesa prej 100 eurove.

Njëra ndër kategoritë që do të përfitojë 100 euro janë edhe pensionistët. E pensionistët do ti gëzohen këtyre të hollave gjatë ditës së sotme.

Këtë e ka deklaruar vetë Ministri Murati në momentin kur ka bërë publike edhe kategoritë që do të përfitojnë 100 euro shtesë.

“Sa i përket pensionistëve, shtesat do të merret në datat që u dalin pensionet. Por besoj se është këtë të premte. Nëse arrihet të bëhen të gjitha kalkulimet, por më së largu të hënën tjetër’’ ishte shprehur Murati.

Tutje ai ka treguar se punëtorët e sektorit publik do t’i marrin shtesat në fund të muajit, ndërsa ata të sektorit privat dhe studentët do të përfitojnë më vonë.

Asociation “Loyola–Gymnasium” shpall konkurs për regjistrimin e nxënësve për vitin shkollor 2022- 2023

Më Shumë

Hajdari: Mbi 20 milionë euro investime në Spitalin e Prizrenit

Drejtori i Spitalit të Përgjithshëm Spitali i Përgjithshëm “Prim. Dr. Daut Mustafa”, Osman Hajdari, ka bërë të ditur se ky institucion shëndetësor po kalon...

Fatmir Limaj mobilizon strukturat e NISMA-s në Malishevë

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka zhvilluar një takim mobilizues me strukturat e partisë në Malishevë, në kuadër të aktiviteteve politike para zgjedhjeve. Në...

Lajmet e Fundit