17.6 C
Prizren
E hënë, 13 Prill, 2026

Sot starton Serie A, Milan dhe Inter kërkojnë fitore

Më në fund, tifozët e futbollit italian do të shijojnë magjinë e Serie A. Java e parë do të jetë e ndarë në tre ditë, gjithçka starton këtë të shtunën në orën 18:30 ku në fushë zbresin kampionët në fuqi, Milan pret në “San Siro” Udinesen. Në të njëjtën orë luhet edhe Sampdoria-Atalanta.

Pioli pritet t’u besojë një fanellë titullari lojtarëve më të cilët fitoi titullin një vit më parë, sigurisht pritet të ketë disa minuta edhe për dy afrimet e verës, De Ketelaere dhe Origi.

Në mbrëmje, në orën 20:45 në fushë zbret Inter, zikaltrit e nisin në transfertë përballë Lecce. Inzaghi arriti të rikuperojë në kohë Brozovic ndërsa Asllani pritet të aktivizohet gjatë ndeshjes.

Të dielën është radha e Romës që luan në transfertë përballë Salernitana ndërsa të hënën Juventus pret në Torino Sassuolo-n. Interesimi nga ana e tifozëve është i lartë, pasi sipas mediave italiane, 280 mijë tifozë do të jenë të pranishëm në stadiume në javën e parë.

Më Shumë

Rexhbeçaj pranë kthimit te Wolfsburgu

Tashmë është më se e sigurt se mesfushori i Kosovës, Elvis Rexhbeçaj do të largohet nga skuadra e Augsburgut në fund të këtij sezoni...

Fury rikthehet në ring me fitore, rrah Makhmudovin

Tyson Fury është rikthyer me stil në ring, duke mposhtur bindshëm Arslanbek Makhmudov me vendim unanim të gjyqtarëve, në një duel ku britaniku kontrolloi...

Lajmet e Fundit