7.6 C
Prizren
E shtunë, 28 Mars, 2026

Sot varrosen çifti i vrarë në Prizren

Një çift është gjetur i vdekur në shtëpinë e tyre në lagjen “Ortakoll” të Prizrenit, dy ditë pasi kishin ardhur nga Suedia.

Familjarët e viktimave thanë për Klan Kosova se ata do të varrosen sot nga ora 12:00.

Sipas raportit të policisë në trupin e viktimave ishin vërejtur plagë nga arma e zjarrit, njofton Klan Kosova.

Kryeprokurori i Prizrenit, Admir Shala, tha për Klan Kosovën se sipas informatave të para që kanë, viktimat jetonin me djalin e tyre 35 vjeçar A.H, por ky nuk ishte me ata kur policia gjeti trupat me datën 22.01.2020.

Shala ka thënë se janë në kërkim të djalit të tyre por jo në cilësinë e të dyshuarit duke thënë se ai do t’iu ndihmojë më shumë për procesin e hetimeve.

Sipas dyshimeve të para çifti ka ndërruar jetë dy ditë para se i kishte gjetur policia dhe që nga ajo ditë burrë e grua nuk kishin kontaktuar me fëmijët tjerë në Suedi.

Dy viktimat Durim dhe Suada Hadri kishin ardhur në Kosovë më datë 20 janar nga Suedia.

Më Shumë

Vdekjet në vendin e punës, ndërtimtaria mbetet sektori më i rrezikshëm

Nëntëmbëdhjetë punëtorë kanë vdekur në vendin e punës gjatë vitit të kaluar, 11 prej të cilëve në sektorin e ndërtimtarisë, ndërsa gjatë tetë viteve...

27 vjet nga masakrimi i 243 shqiptarëve në Krushë të Madhe

Krusha e Madhe përkujton sot të vrarët dhe të masakruarit nga forcat serbe, ku nuk janë kursyer as gratë, fëmijët dhe pleqtë. 27 vjet më...

Lajmet e Fundit