7.7 C
Prizren
E enjte, 9 Prill, 2026

Specialja, debakël për shtetësinë

Me Gjykatën Speciale shkatërrohet sistemi gjyqësor i Kosovës, duke u ndarë në tri nivelet e tij dhe ky është një debakël për shtetësinë e vendit.

Kështu ka deklaruar gjatë një interviste për gazetën “Zëri” Glauk Konjufca, shef i Grupit Parlamentar të Lëvizjes “Vetëvendosje”.

Pikërisht sot kur Lëvizja “Vetëvendosje” shënon dekadën e parë të themelimit, shefi i deputetëve të këtij subjekti, thotë se gjatë rrugëtimit të tyre politik kanë qenë të sinqertë, pavarësisht disa gabimeve që i kanë bërë.

“Me ndërkombëtarët dhe disa eksponentë të politikës vendore ndoshta do të mundë të kishim qenë më zemërgjerë dhe më pak kryeneçë. Megjithatë, ne nuk jemi antiamerikanë. Të kritikosh një individ, sikur që ishte Christopher Dell, nuk do të thotë të jesh kundër Amerikës”, shprehet ai. /Zëri/

Më Shumë

Bamforth i jashtëzakonshëm, shpallet MVP

Java e 27-të në ProCredit Superligë përveç që solli super përballje, kishte edhe super paraqitje të basketbollistëve. Basketbollistin me indeksin më të lartë në këtë...

Martohet djali i heroit të Kosovës, Fetah Gega

Në një atmosferë festive dhe familjare, është kurorëzuar sonte martesa e djalit të heroit të Kosovës, Fetah Gega. Me këtë rast, urime publike ka përcjellë...

Lajmet e Fundit