13.3 C
Prizren
E premte, 1 Maj, 2026

Specialja, e harruar

Megjithëse është formuar në vitin 2015 dhe është funksionalizuar para një viti, Gjykata Speciale ende nuk ka filluar me ngritjen e aktakuzave për krime lufte, shkruan sot Gazeta “Zëri”

Para dy vjetësh kanë nisur paralajmërimet e para se Gjykata Speciale do të dalë shumë shpejt me aktakuzat e para për personat që dyshohen se kanë kryer krime lufte në Kosovë, mirëpo ende nuk është bërë asgjë në këtë drejtim.

Zyrtarë të Gjykatës Speciale i kanë thënë “Zërit” se Dhomat janë plotësisht funksionale qysh nga 5 korriku i vitit 2017 dhe se po e vazhdojnë punën, mirëpo nuk kanë bërë të ditur se kur do të mundë të ngrihen aktakuzat e para.

Ndërsa përfaqësues të partive politike të vendit shprehet skeptikë mbi atë se këtë vit do të fillojë ngritja e aktakuzave përderisa konsiderojnë që formimi i Gjykatës Speciale ishte vendim politik dhe jo i drejtë për Kosovën.

Në anën tjetër, njohës të çështjeve juridike të vendit thonë se çështja e Gjykatës Speciale i ngjan lojës pingpong, pasi po bëhet një lojë politike e vazhdueshme ndaj Kosovës dhe ndaj popullit të saj nga Bashkësia Ndërkombëtare…

Më Shumë

Bashkimi kampion i Kosovës në Ligën U18

Bashkimi është shpallur kampion i Kosovës në Ligën U18 për vajza, duke kurorëzuar sezonin me titull pas fitores në ndeshjen e tretë të “Play-off”-it,...

Hyn në fazën finale renovimi i Qendrës Sportive “Sezai Surroi” në Prizren

Punimet për renovimin e plotë të Qendrës Sportive “Sezai Surroi” në Prizren kanë hyrë në fazën përfundimtare, ndërsa aktualisht po punohet në rregullimin e...

Lajmet e Fundit