6.5 C
Prizren
E hënë, 23 Mars, 2026

Specialja konfirmon arrestimin dhe transferimin në Hagë të Isni Kilajt, tregon për çfarë akuzohet

Isni Kilaj është arrestuar në Kosovë nga Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS) sipas një urdhri arrestimi të lëshuar nga Prokurorja e Specializuar.

Sipas njoftimit të ZPS-së, ai është transferuar në Objektin e Paraburgimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë dhe do të dalë para Gjykatësit të Procedurës Paraprake të Dhomave të Specializuara të Kosovës pa vonesa të panevojshme.

“Z. KILAJ u arrestua për vepra penale kundër administrimit të drejtësisë, përfshirë pengimin e personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare brenda kuptimit të nenit 401 të Kodit Penal
të Kosovës (KPK) të vitit 2019, Kodi nr. 06/L-074, dhe shkeljen e sekretit të procedurave sipas nenit 392 të KPK-së, dhe nenet 15(2) e 16(3) të Ligjit nr. 05/L-053 për Dhomat e
Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar”, thuhet në njoftim

Misioni i Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX) dha mbështetje operative dhe logjistike për ZPS-në në pajtim me mandatin e vet dhe sipas legjislacionit të
Kosovës. Edhe Policia e Kosovës dha mbështetje operative për ZPS-në.

Zyra e Prokurorit të Specializuar potencoi se do të vazhdojë të hetojë e ndjekë penalisht cilindo dhe të gjithë ata që përfshihen në çdo rast, përfshirë ata që frikësojnë apo ndërhyjnë tek dëshmitarët, ose ofrojnë mbështetje financiare apo të ndonjë forme tjetër për vepra të tilla penale.

Më Shumë

Përkujtimi i masakrave të vitit 1999 në Rahovec, publikohet programi i aktiviteteve

Komuna e Rahovecit ka publikuar programin e tubimeve përkujtimore për shënimin e 27-vjetorit të masakrave të vitit 1999, të kryera nga forcat serbe në...

Rreth 700 mijë euro dëm nga fajdeja, një i arrestuar e katër persona në kërkim në Prizren

Një person është arrestuar në Prizren dhe katër të tjerë janë në kërkim policor pasi dyshohen për fajde. Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar...

Lajmet e Fundit