Specialja s’hyn në agjendë për seancën e Kuvendit

Ndryshimet kushtetues që hapin rrugë themelimit të Gjykatës Speciale nuk do të shqyrtohen në seancën e radhës, edhe pse kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa tha se riprocedimi i amendamenteve do të ndodhë shumë shpejt.

Megjithatë, amandamentet do të duhej të kalonin një herë në mbledhjen e Qeverisë, dhe kjo e fundit t’i dërgojë kryesisë së Kuvendit.

Kryesia e Kuvendit të Kosovës ka thirrur për sot mbledhje me kryetarët e grupeve parlamentare, ku është paralajmëruar shqyrtimi i dy projektligjeve – për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Buxhetin dhe për faljen e borxheve publike, si dhe i dy raporteve për vitin 2014 – atij të Bankës Qendrore dhe të Fondit të Kursimeve Pensionale.

Ndryshe, pas mosmiratimit, më 26 qershor, të ndryshimeve kushtetuese që duhej të mundësonin krijimin e Gjykatës Speciale për krime lufte, kryeministri Isa Mustafa paralajmëroi se propozimi i ri këto ditë do të gjendet përsëri para deputetëve.

Më Shumë

Peci transferohet te Liria, firmos kontratë dyvjeçare

Liria ka zyrtarizuar afrimin e mesfushorit Lulzim Peci, i cili ka nënshkruar kontratë dyvjeçare me klubin prizrenas. Peci, 24 vjeç, i bashkohet Lirisë nga Llapi,...

Prokuroria në Prizren jep detaje për vrasjen e imamit në Zlipotok, i dyshuari dhe babai i tij ndalohen për 48 orë

Prokuroria Themelore në Prizren ka dhënë detaje lidhur me rastin e vrasjes së rëndë që ka ndodhur në fshatin Zlipotok të Komunës së Dragashit,...

Lajmet e Fundit