2 C
Prizren
E enjte, 26 Dhjetor, 2024

Specialja ua vazhdon paraburgimin Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit

Fillimi i nëntorit do të shënojë përvjetorin e tretë të arrestimit të katër prej ish-udhëheqësve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. E kur kjo kohë po afrohet, Rexhep Selimit e Jakup Krasniqit i është vazhduar sërish paraburgimi nga Gjykata Speciale. Nacionale sjell detaje.

Më rreziku i ikjes për katër ish-krerët e UÇK-së në Hagë, nuk ekziston. Këtë e ka konstatuar edhe trupi gjykues. Por, pavarësisht se Prokurorisë i është rrëzuar ky argument, paraburgimi si masë po vazhdon të mbetet në fuqi.

Rexhep Selimit e Jakup Krasniqit së fundmi i është vazhduar sërish masa e paraburgimit. Kjo është bërë e ditur me një vendim nga Gjykata Speciale të cilin e ka parë gazeta Nacionale.

Në mesin e arsyeve që trupi gjykues e ka vlerësuar si vendimtare për t’ua vazhduar paraburgimin Krasniqit e Selimit ka qenë rreziku për dëmtimin e provave, ndikimit në dëshmitarë dhe fuqia e tyre politike në Kosovë. Kjo duke e mbështetur me faktin se ata janë njohur me 40 dëshmitarët e parë në këtë proces.

“Paneli tashmë ka përcaktuar dhe rithekson se: (i) pozitat e mëparshme dhe të tashme të ndikimit të z. Selimi në Kosovë, përfshirë si Ministër i Punëve të Brendshme dhe zgjedhjen në Kuvendin e Kosovës, do t’i mundësonin atij të ndikojë dhe mobilizojë rrjetin e tij mbështetës;23 (ii) ekziston një klimë e vazhdueshme e frikësimit të dëshmitarëve dhe e ndërhyrjes në procedurat penale kundër ish-pjesëtarëve të UÇK-së;24 dhe (iii) procedurat vazhdojnë të përparojnë dhe z. Selimi vazhdon të kuptojë provat që mbështesin akuzat e rënda kundër tij”, thuhet në këtë vendim, raporton Nacionale.

Trupi gjykues në një pjesë të vendimit, duket të jetë i vetëdijshëm për kohën e gjatë që Selimi e Krasniqi kanë kaluar në paraburgim. Andaj, kanë theksuar se do të kërkojnë që gjykimi të zhvillohet sa më shpejt që të jetë e mundur.

“Megjithatë, Paneli thekson se z. Selimi tashmë ka qenë në paraburgim për një periudhë të konsiderueshme kohore, dhe gjykimi në këtë rast ka gjasa të jetë i gjatë. Siç ka treguar më parë Paneli, kjo do të kërkojë që Paneli, si dhe të gjitha palët, të jenë veçanërisht të ndërgjegjshëm për nevojën për të siguruar që gjykimi të vazhdojë sa më shpejt që të jetë e mundur. Paneli do të vazhdojë të monitorojë në çdo fazë të kësaj procedure nëse paraburgimi i vazhdueshëm është i nevojshëm dhe i arsyeshëm”, thuhet në vendim.

E trupi gjykues ia ka rrëzuar një argument Prokurorisë. Atë që ndërlidhet me rrezikun e ikjes për të dyshuarit, që sipas gjyqtaërve nuk qëndron.

“Paneli ka shqyrtuar argumentet e Prokurorisë, në dritën e fazës aktuale të procedurës, dhe nuk konsideron se vazhdimi i gjykimit përbën një faktor të ri relevant, ose se ka ndonjë faktor tjetër të ri relevant për t’u marrë parasysh. Prandaj, Paneli rikonfirmon konstatimin e tij të mëparshëm se Prokuroriaka dështuar të vërtetojë pretendimin e saj për një “mundësi mjaftueshëm reale” që i akuzuari të arratiset nëse lirohet”, thuhet në vendim.

Deri më tash në gjykimin e krerëve të UÇK-së janë dëgjuar 25 dëshmitarë.

https://nacionale.com/drejtesi/gati-3-vjet-nga-arrestimi-specialja-ua-vazhdon-paraburgimin-rexhep-selimit-dhe-jakup-krasniqit

Më Shumë

Aliaj nuk është më president i klubit Suhareka

Rrustem Aliaj nuk është më në pozitën e Presidentit të klubit te Suhareka. Klubi i qytetit me të njëjtin emër ka njoftuar të martën se...

Komuna e Prizrenit merr vendim që tri hapësira parkingjesh të vihen në shërbim të mërgimtarëve

Drejtoria e Shërbimeve Publike në Komunën e Prizrenit ka njoftuar se tri hapësira parkingjesh do të vihen në shërbim të mërgimtarëve gjatë festave të...

Lajmet e Fundit