5.8 C
Prizren
E premte, 29 Nëntor, 2024

Spitali i Prizrenit do t’i ofrojë shërbime shëndetësore grave të punësuara në Kooperativën “Krusha”

Në hapësirat e Kooperativës Bujqësore “Krusha” në Krushë të madhe sot është arritur marrëveshja mes Spitalit të Prizrenit dhe drejtueses së kësaj kooperative, Fahrije Hoti, për ofrimin e shërbimeve të PAP-testit, mamografisë dhe shërbimeve tjera shëndetësore për gratë që janë të punësuara në këtë kooperativë.

I pranishëm në takim ishte edhe ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi e po ashtu edhe pronarë të kompanisë “Max Optika”, të cilët kanë ndihmuar gratë e punësuar me syze.

Drejtori i Spitalit Rajonal të Prizrenit, Afrim Avdaj deklaroi se gratë e punësuara në Kooperativën Bujqësore “Krusha” do të marrin përkrahje institucionale shëndetësore, transmeton Telegrafi.

“Në koordinim me ambasadën shqiptare, Spitali i Përgjithshëm në Prizren duke marrë parasysh edhe identitetin e grave të Krushës, heroinave të cilat kanë kaluar përjetimet më të veçanta të historisë së Kosovës, do të ofrojë shërbime shëndetësore për këto gra. Iniciativa është e tillë që këtyre grave të iu ofrohet një formë e përkrahjes institucionale shëndetësore. U dakorduam me ambasadorin Minxhozi dhe drejtoreshën Hoti që gratë e kësaj kompanie të vinë në spitalin tonë, t’i identifikojmë prioritetet e sëmundjeve kronike eventuale. Dhe varësisht nga një ekzaminim i detajuar sistematik të përcaktohen pastaj prioritetet e ekzaminimeve shtesë”, tha ai.

Drejtori i Spitalit Rajonal të Prizrenit, Afrim Avdaj

Ndërkaq, ambasadori Qemal Minxhozi pohoi se ndihma për gratë e Krushës duhet të vazhdojë.

“Është shumë e rëndësishme që pas ndërtimi të fabrikës së re, ne të vazhdojmë me projekte të reja, siç janë ato të bashkëpunimit me Spitalin Rajonal të Prizrenit, apo me kompaninë ‘Max Optika’ të bëjë kontroll specialiste. Dhe për të bërë kontroll të përgjithshme në Spitalin e Prizrenit, këto janë në vazhdimësinë e bashkëpunimeve që kemi dhënë për këtë fshat, për këtë zonë shumë heroike. Një zonë që ka provuar në mënyrën më barbare mbi kurrizin e saj gjithë atë urrejtje të serbëve, duke humbur njerëzit më të dashur. Prandaj, kjo që po bëjmë ne sot është krejt diçka minimale”, theksoi ai.

Në anën tjetër, e kënaqur për marrëveshjen e arritur u shpreh drejtoresha e Kooperativës Bujqësorë “Krusha”, Fahrije Hoti.

“Ndihma është e mirëpritur sepse gratë që punojnë këtu tash janë në moshë dhe nuk kanë pasur mundësi të kontrollohen sa i përket shikimit, tash përmes iniciativës së ambasadorit dhe ‘Max Optikes’ , një grup i grave prej 50 kanë bërë kontrolla, dhe ato që kanë pasur nevojë janë pajisur me syza. Tash gratë po ashtu mund të bëjnë kontroll në Spitalin e Prizrenit”, potencoi ajo.

Drejtoresh Hoti theksoi se gjatë vitit 2020 kanë pasur të punësuar 60 gra, ndërsa gjatë vitit 2021 planifikojnë të jenë të punësuar 100 gra.

Gratë e angazhuara dhimbjen dhe vuajtjet i kanë kthyer në forcë. Puna e madhe bën që ato të krijojnë të ardhura të mira për familjet e tyre, rritjen dhe edukimin e fëmijëve.

Shoqata e dikurshme “Gratë e Veja”, e themeluar në vitin 2003 nga një grup i grave kryefamiljare pa burra, u kthye në biznes fitimprurës në vitin 2010. /Telegrafi/

Më Shumë

Dëshmitari Çadraku: Në Rahovec e Prizren të gjithë pjesëtarët e UDB-së kanë qenë shqiptarë

Dëshmitari Halil Çadraku foli të hënën në Hagë për rolin e tij si pjesë e G2-shit apo sektorit të Zbulim-Kundërzbulimit në Zonën Operative të...

Sot nis turneu ndërkombëtar ‘Adem Jashari’

Federata e Boksit e Kosovës (FBoxK) do të organizojë turneun e 26-të ndërkombëtar “Adem Jashari”, i cili do të nis sot pasdite në Pallatin...

Lajmet e Fundit