-3.8 C
Prizren
E enjte, 1 Janar, 2026

Studentët bllokojnë hyrjet e Fakultetit Teknik

Dekani Musli Bjaraktari nuk lejohet te hyj ne fakultetNjë grup i studentëve të Fakultetit Teknik kanë bllokuar hyrjet e këtij fakulteti duke pamundësuar kështu hyrjen e profesorëve dhe studentëve brenda.

Studentët protestues nuk kanë lejuar as hyrjen e dekanit të këtij fakulteti, Musli Bajraktarit.

Ky i fundit ka thënë për Gazetën Tribuna se bllokimi i hyrjeve të fakultetit është i patolerueshëm.

Ai ka thënë se protestat dhe bojkotimet janë të pranueshme, por i papranueshëm sipas tij, është pengimi që po i bëhet profesorëve dhe studetëve që të hyjnë në objektin e fakultetit.

“Kjo është e paimagjinueshme, e drejta e tyre është të protestojnë, të bojkotojnë e mos të vijnë në mësim, por nuk lejohet që të vijnë dhe të barrikadohen e t’i mbyllin hyrjet. Çka mund të ndodh nëse profesorët vendosin të bojkotojnë mësimin, andaj le të analizojnë dhe të mendojnë kjo rini se çfarë janë duke bërë”, ka thënë Bajraktari.

Në këtë mënyrë studentët po kërkojnë nga Senati i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” dhe rektori Ramadan Zejnullahu që kushti për vitin e parë të jetë me shtatë provime; afati i prillit të jetë me dy provime, afati i tetorit të vlejë për kusht dhe të jetë me dy provime; kushti për vitin e dytë të jetë me katër provime dhe lirim nga semestri për kategoritë e veçanta të studentëve. /Gazeta Tribuna/

Më Shumë

Vetëvendosje fiton në Prizren me 36,414 vota

Sipas rezultateve zyrtare të shpallura nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), Lëvizja Vetëvendosje ka dalë fituese në zgjedhjet e mbajtura më 28 dhjetor në...

Fletëvotime me shenja te numrat e kandidatëve hasen në një vendvotim në Rahovec

Fletëvotime me shenja në hapësirat e numrave të kandidatëve, janë hasur në një vendvotim në Rahovec. Sipas raportimeve që kanë ardhur në adresë të gazetës...

Lajmet e Fundit