11.8 C
Prizren
E diel, 28 Prill, 2024

Prizren / 15 ditë paraburgim për posedim e shitje të paautorizuar të narkotikëve

Gjykata Themelore e Prizrenit, Departamenti i Krimeve të Rënda, duke vendosur sipas kërkesës së Prokurorisë Themelore të Prizrenit, ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 15 ditësh ndaj të pandehurit me iniciale M.SH. nga Tirana, R. Shqipërisë, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale, blerja, posedimi, shpërndarja, ose shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge nga neni 273 par.1 të KPRK-së.

“Masa e paraburgimit do të llogaritet prej datës së arrestimit 09.04.2019 e cila do të zgjasë deri me datën 24.04.2019”, thuhet në komunikatë.

Gjykata gjithashtu njofton se me datën 09.04.2019, rreth orës 10:00, me rastin e kalimit të pikë kontrollit në Vërmicë të autobusit me targa AA889SZ, ku i njëjti ka qenë pasagjer, është vërtetuar se i dyshuari, pa autorizim ka poseduar me qëllim të shitjes apo shpërndarjes të substancave të cilat me ligj janë të shpallura si narkotik, në atë mënyrë që me rastin e kontrollit fizik i cili është kryer në autobus tek i njëjti brenda xhaketës i është gjetur një qese e najlonit e tejdukshme e cila ishte me lëndë narkotike respektivisht me fara – 68 copë, për kultivim të kanabisit substancë më pas e konfiskuar nga ana e policisë.

Më Shumë

Përvojë unike 360 gradë, publikohen pamje nga skena gjigante e Eurovisionit

Transmetuesi suedez SVT ka zbuluar skenën mbresëlënëse në Malmö Arena, në të cilën do të interpretohen 37 këngët e Eurovision Song Contest, i cili...

Parashikimi i motit për pesë ditët në vazhdim

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se java e ardhshme parashihet të jetë me kushte të paqëndrueshme meteorologjike. Në njoftimin e IHMK-së bëhet...

Lajmet e Fundit