Studentët e UPZ-së mbështesin iniciativën e Veselit për themelimin e Tribunalit

Parlamenti Studentor i Universitetit “Ukshin Hoti” në Prizren ka dalë me komunikata publike, duke i bërë thirrje kryeparlamentarit Kadri Veseli dhe Kuvendit të Kosovës e organeve të drejtësisë që të mos ndalet iniciativa për formimin e Tribunalit për gjenocidin serb dhe lufta kundër krimit dhe korrupsionit në Kosovë

 

Studentët u kanë bërë thirrje deputetëve nga gjitha partitë politike që t’i lënë anash fushatat denigruese ndaj njëri-tjetrit e ti shtyjnë përpara vendimet në interes të qytetarëve.

“Ditëve të fundit kemi qenë dëshmitarë të shumë zhvillimeve shqetësuese në vendin tonë, të cilat për qëllim kryesor kanë pasur dëmtimin e imazhit të Kosovës dhe në veçanti vlerave të luftës. Ne si studentë do t’i përkrahim iniciativat e kujtdo qe kanë për qëllim zbardhjen e të vërtetës së luftës së fundit në Kosovë dhe do të ndihmojmë me çfarëdo lloj aktiviteti që kjo e vërtetë të zbardhet njëherë e përgjithmonë”, thuhet në reagimin e Parlamentit Studentor të Prizrenit./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Bashkimi para renovimit profesional të hapësirave

Nënkampioni i Kosovës, KB Bashkimi, ka bërë të ditur përmes një njoftimi se ka bërë projektin për renovimin e hapësirave të klubit në “Sezai...

Totaj priti kryeshefin e ri të “Hidroregjionit Jugor”

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka pritur sot në një takim njoftues Kryeshefin e ri Ekzekutiv të KRU “Hidroregjioni Jugor”, Bekim Gashi,...

Lajmet e Fundit