10.7 C
Prizren
E mërkurë, 11 Mars, 2026

Studentët kundër vendimit të Bujës për regjistrimet në UP

Studentet ne PrishtineKritika ndaj vendimit të Ministrisë së Arsimit për regjistrim me automatizëm edhe të 1000 studentëve të kategorive të dala nga lufta nuk kanë të ndalur.

Këtë po e kundërshtojnë edhe organizatat studentore në UP.

Flamur Pireva nga organizata Studim, Kritikë, Veprim, është shprehur se me këtë vendim Ministria e Arsimit ka thyer Ligjin për Arsimin e Lartë, pasi po ndërhyn drejtpërsëdrejti në kompetencat e Universitetit të Prishtinës, raporton KTV.

Sipas Pirevës, çdo ndihmesë tjetër për fëmijët e kësaj kategorie do të ishte e mirëseardhur, por kjo formë që ata të futen pa ndonjë kriter në UP është jo e drejtë dhe joligjore.

Këshilli drejtues i Universitetit të Prishtinës pritet që të hënën të mbajë një takim, ku do të diskutohet rreth kësaj çështjeje.

Leon Malazogu, zv.kryesues i Këshillit Drejtues të UP-së, i ka thënë KTV-së nëpërmjet telefonit se për këtë temë kanë folur edhe më herët, për llojet e ndihmesave dhe lehtësive që do të mund të bëheshin për këtë kategori.

Por tash vendimi i ministrit të Arsimit, Ramë Buja, sipas tij, ishte i papritur. Zyrtarë të UP-së vazhdojnë të heshtin.

Më Shumë

Donacion nga diaspora për shkollën “17 Shkurti” në Shirokë

Një mërgimtar nga fshati Leshan i Komunës së Suharekës ka dhuruar një donacion në vlerë prej 2 mijë euro për përmirësimin e kushteve në...

Policia në Prizren shton kontrollet për rripin e sigurimit

Njësitë policore të NJRTRR në Prizren kanë intensifikuar kontrollet në terren për përdorimin e rripit të sigurimit, në kuadër të Planit Operativ “Roadpol –...

Fshati që pret

Lajmet e Fundit