7.8 C
Prizren
E premte, 19 Prill, 2024

Abazoviq nuk i mbijeton mocionit, rrëzohet nga pushteti

Abazoviq: Shpresojmë që pas zgjedhjeve shpejtë të formohet qeveria e re

Është votuar mocioni ndaj kryeministrit të Malit të Zi, Dritan Abazoviq, i cili është rrëzuar nga pushteti.

Pas votimit të mocionit ai ka mbajtur një konferencë për media.

Abazoviq është përgjigjur në pyetjen e Klan Kosovës se cilat janë planet e tij pas mocionit.

Ai ka thënë se shpresojnë që së shpejti pas zgjedhjeve të formohet qeveria e re.

“Shpresojmë që shumë shpejtë do të arrijmë që pas zgjedhjeve të formojmë qeveri të re dhe të shkojmë në drejtimin evropian”, është shprehur ai.

1:10 -Deklarohet Abazoviq: Jemi të gatshëm t’ia dorëzojmë stafetën kujtdo

Është votuar mocioni ndaj kryeministrit të Malit të Zi, Dritan Abazoviq, mocion të cilit ai nuk i ka mbijetuar dhe është rrëzuar nga pushteti.

E pas kësaj ai ka thënë se qeveria aktuale do të mbahet mend si qeveria që zgjati më pak, por mori vendimet më të vështira.

Ai tha se ndihej shumë krenar, duke shtuar se shumë gjëra në Mal të Zi tani janë më të qarta.

“Po i shpall koalicionin e ri Milo Gjukanoviqit dhe Aleksa Beçiqit, shpresoj që shpejt të bien dakord për qeverinë. Jemi të gatshëm t’ia dorëzojmë stafetën kujtdo që shpresojmë se do ta udhëheqë më mirë vendin”, tha ai.

Ai tha se PDSH-ja e ka mbështetur Qeverinë edhe pse kanë vlera të ndryshme, duke shtuar se personalisht ndjen se situata është lehtësuar plotësisht që sot, njofton Klan Kosova.

“Më vjen keq që krimi i organizuar ende përdor tentakula, do të kujtohemi si një qeveri që zgjati pak, por mori vendimet më të vështira”, tha ai.

Ai përsëriti se nuk do të marrë pjesë në qeverinë e rindërtuar, duke shtuar se beson se nuk do të marrë pjesë as Partia Popullore Socialiste (PKSH).

“Është logjike që dikush tjetër të marrë iniciativën. Le të ulen Beçiq, Gjukanoviq dhe Shehoviq dhe të bien dakord për një koalicion”, tha ai.

I pyetur se si mund të planifikohen zgjedhjet nëse nuk ka Gjykatë Kushtetuese, ai tha se duhet kërkuar nga DPS-ja.

“Do të bëjmë gjithçka për të vazhduar pa kufizime sikur të mos kishte rënë qeveria. Pra nuk do të ndikojë në punën që është funksionale”, u shpreh tutje ai.

00:54 – Abazoviq nuk i mbijeton mocionit, rrëzohet nga pushteti

Është votuar mocioni ndaj kryeministrit të Malit të Zi, Dritan Abazoviq, mocion të cilit ai nuk i ka mbijetuar dhe është rrëzuar nga pushteti.

Gjithsej 50 deputetë votuan pro shkarkimit të qeverisë së Abazoviqit, njofton Klan Kosova.

Pas përfundimit të votimit, Abazoviq ka dalur nga salla për të mbajtur një konferencë për media, ku tha se shpresojnë që së shpejti pas zgjedhjeve të formohet qeveria e re.

00:45- Pas pak pritet të fillojë votimi i mocionit ndaj Abazoviqit

Pas pak pritet të votohet mocioni ndaj kryeministrit të Malit të Zi, Dritan Abazoviq.

Kjo seancë ka filluar që nga mëngjesi i sotëm, njofton Klan Kosova.

Ndryshe, Abazoviq ka mbajtur edhe fjalimin e fundit për sonte, ku ka falënderuar ministrat për punën në 100 ditë qeverisje.

21:48 Paviçeviq, demokratëve: Nëse bie qeveria, duhet të mbani përgjegjësi për ngjarjet që do vijnë

Srdan Paviçeviq, deputet i koalicionit “E zeza mbi të bardhë”, tha se e priste lëvizjen e demokratëve dhe se dëshira e tyre për ta zëvendësuar këtë qeveri është realiste.

“Shpresoj që kolegët nga Mali i Zi Demokratik të propozojnë ide dhe vizione të forta në periudhën e ardhshme”, tha Paviçeviq, njofton Klankosova.tv.

Ai u tha demokratëve se nëse do të zëvendësojnë Qeverinë sonte do të duhet të mbajnë përgjegjësi për të gjitha ngjarjet që do të pasojnë.

Më Shumë

25-vjetori i masakrës së Lubizhdës, Haradinaj: Hasi dha shumë për atdheun

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka kujtuar në 25-vjetorin e vrasjes së tyre, 54 shqiptarët e Lubizhdës së Hasit.   Ish-kryeministri thotë...

“Gjekovë” huqja drejtshkrimore në tabelë te hyrja e Prizrenit

Në hyrje të Prizrenit kanë gabuar në drejtshkrim në tabelë ku shkruan Gjekovë në vend të Gjakovës Ndërsa ajo në gjuhën serbe është shkruar si...

Lajmet e Fundit