7.4 C
Prizren
E premte, 20 Mars, 2026

Studim i fizibilitetit për Parkun e Sharrit

ParkuKombetariSharritMalet e Sharrit bashkojnë komunat shqiptare në Kosovë, Maqedoni dhe Shqipëri. Ky projekt rajonal po gjen mbështetjen edhe të bashkësisë evropiane

Në Prizren janë takuar aktorët e grupeve të interesit për rajonin ndërkufitar “Sharri”, ku gravitojnë komunat nga Kosova, Shqipëria e Maqedonia. Po kështu u bë edhe prezantimi i draft-programit të dokumentit për zhvillim ekonomik të rajonit ndërkufitar të “Sharrit”.

Lidhur me këtë takim foli kryetari i Qarkut të Kukësit, Isben Elezi. “Sa i përket projektit të Sharrit mund të them se i përfshin disa nga komunat e Kukësit dhe ato që i takojnë maleve të Sharrit dhe këtu diskutohet për nevojat e përbashkëta”, tha ai, shkruan Kosova Sot.

Në emër të Komunës së Prizrenit foli nënkryetari i komunës, Ruzhdi Rexha. “Ky organizim ka si prioritet zhvillimin dhe mbrojtjen e maleve të Sharrit në pjesë e bujqësisë, kurse prioritet tjetër mbetut rruga Prizren-Tetovë”, tha Rexha, duke shtuar se pritet edhe hartimi i planit të fizibilitetit të maleve të Sharrit.

Isen Hasani, nga komuna e Tearcës në Maqedoni, pohoi se këtu përfaqëson rajonin e Pollogut, ku si prioritet janë ndërtimi i rrugëve dhe krijimi i deponive adekuate.

“Unë jam optimist se do të kalojmë në projekte konkrete, të cilat do të financohen nga BE-ja”, tha ai.

Bajram Ymeri, në emër të Ministrisë së Bujqësisë, tha se ministria do të mbështes këtë projekt.

Takimi i radhës pritet të organizohet në njërin nga këto tri shtete.

Më Shumë

Ndalohet për 48 orë shoferi i veturës që goditi për vdekje 34 vjeçarin në Prizren

Një 34-vjeçar është goditur për vdekje nga një veturë në Prizren. Shaqir Bytyqi, zëdhënës i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit ka bërë të...

Ballkani transferon mesfushorin boshnjak Anel Sabanadzovic

Ballkani ka zyrtarizuar përforcimin e radhës në merkato, duke arritur marrëveshje me mesfushorin defensiv Anel Ballkani transferon mesfushorin boshnjak Anel Sabanadzovic. Futbollisti 26-vjeçar nga Bosnja...

Lajmet e Fundit