6.1 C
Prizren
E mërkurë, 18 Mars, 2026

Studimi zbulon se Ronaldo do të ishte futbollisti më i shtrenjtë në botë

Sipas një studimi, Ronaldo brazilian sot do të ishte futbollisti më i shtrentjë në botë.Neymari mund të jetë transferimi më i shtrenjtë ndonjëherë në historinë e futbollit (me transferimin e tij për 222 milionë euro te PSG).

Por, studimi i bërë nga Play Ratings ka zbuluar se kur merret parasysh inflacioni, legjenda braziliane renditet sipër Neymarit si lojtari më i shtrenjtë në botë.Ronaldo sot, sipas këtij hulumtimi, do të vlente hiç më pak se 433 milionë euro në tregun aktual të transferimeve.

Kur u largua nga Barcelona për të kaluar te gjiganti italian Inter në vitin 1997, Ronaldo këtë e bëri për shumën e 28 milionë eurove – rekord i atëhershëm i transferimeve, të cilin braziliani e theu për herë të dytë në karrierë.

Po të transferohej sot, ylli brazilian do të vlente sa dyfishi i shumës që PSG pagoi për Neymar.

Ngjashëm, transferimi i Maradonas te Napoli sot do të kapte shifra astronomike. Shuma e paguar për të, sot do të kishte vlerën 345 milionë euro, derisa transferimi i Platinis te Juventusi do të vlente 334 milionë euro.Për më shumë, transferimi i Vierit te Interi do të kushtonte 334 milion euro, derisa kalimi i Van Bastenit te Milani do të kapte shifrën 328 milionë euro.

Më Shumë

Policia shqiptoi rreth 1,900 gjoba komunikacioni në 24 orët e fundit

Në 24 orët e fundit, Policia e Kosovës ka shqiptuar 1 mijë e 896 gjoba për kundërvajtje në trafik. Gjatë kësaj periudhe janë raportuar 12...

Ylli pret Apoloninë

Golden Eagle Ylli do të përballet me Apoloninë në kuadër të xhiros së gjashtë të Ligës Unike të Meshkujve, në një ndeshje të rëndësishme...

Lajmet e Fundit