32.8 C
Prizren
E martë, 1 Korrik, 2025

Studiuesi amerikan: Turqia ka fuqi të përshpejtojë anëtarësimin e Kosovës në NATO

Profesori dhe studiuesi amerikan, Chris Dolan, tha se takimi mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, është hap në drejtim të duhur pasi Ankaraja zyrtare mund ta ndihmojë Kosovën të anëtarësohet në NATO.

“Unë kam kritika për Kurtin, por ai ende duhet të punojë në qarqet diplomatike. Turqia ka ndikim të dukshëm në rajon dhe Kosova nuk mund t’i shpëtojë kësaj. Takimi me Erdogan-in është hapi i duhur. Dhe nëse Kosova dëshiron anëtarësimin në NATO, Ankaraja ka fuqi për ta bërë këtë”, shkroi Dolan në Twitter.

Ky vështrim i ekspertit të sigurisë kombëtare, inteligjencës dhe luftës hibride, vjen pasi kryeministri Kurti takoi presidentit turk në Stamboll të premten në një kohë kur po kritikohet shumë për acarim të marrëdhënieve me aleatët perëndimorë, veçanërisht me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Turqia është një nga partnerët kryesorë të Kosovës, tha kryeministri Kurti në një konferencë të përbashkët për media me presidentin Erdogan, teksa shtoi se përtej bashkëpunimit të madh të dy vendeve deri më tani, ai do të duhet të rritet e të intensifikohet.

Ndërkaq, presidenti turk përsëriti se Turqia dhe kombi turk do të vazhdojnë të jenë gjithmonë përkrah “vëllezërve kosovarë” dhe se do ta ndihmojnë Kosovën të anëtarësohet në NATO, Këshillin e Evropës dhe në Bashkimin Evropian./albanianpost

Më Shumë

Queven Inacio largohet nga Ballkani

Ballkani ka konfirmuar se futbollisti Queven Inacio është larguar nga skuadra, derisa e ka falënderuar për kontributin dhe i ka uruar suksese në vazhdim...

Zafir Berisha synon Prizrenin me Bashkimin Demokratik

Pas dështimit për të siguruar postin e kryetarit të Prizrenit me Nismën Socialdemokrate në zgjedhjet lokale të vitit 2021, Zafir Berisha ka vendosur ta...

Lajmet e Fundit