7.7 C
Prizren
E enjte, 12 Mars, 2026

Suddeutsche Zeitung: Kosova, me numrin më të madh xhihadistëve në Ballkan

Xhihadistet14-08E përditshmja e njohur dhe me ndikim në Gjermani, “Suedeeutsche Zeitung”, në numrin e saj të nesërm shkruan për rekrutimin e xhihadistëve nga vendet e Ballkanit.

Në një tekst të gjatë të shkruar nga korrespondenti i kësaj gazete për Ballkan, të cilin e transmeton GazetaBlic, mes tjerash thuhet se krahasuar me Serbinë dhe Bosnjën e Hercegovinën, për të cilat po kështu potencohet që kanë xhihadistë që kanë ikur për luftime në Siri e Irak, Kosova prin si asnjë vend tjetër në rajon me numrin e të rinjve që janë në fronte lufte dhe po vdesin.

Si shkak, gazeta konstaton edhe varfërinë e madhe e papunësinë por edhe frymën radikale me të cilën imamët e Kosovës kishin predikuar në xhami ku frekuentonin të rinjtë, shkruan kjo gazetë.

Pasi tregon dhe portretizon Lavdrim Muhaxherin, kjo gazetë njofton për atë sesi janë arrestuar mbi 40 radikalë islamikë, mes tyre dhe shumë hoxhallarë në Kosovë, si dhe shkruan që këta hapa të Qeverisë së Kosovës i ka përshëndetur edhe Washingtoni.

Në të njëjtën kohë, bëhet e ditur që hapat e ndërmarr nga policia shihen edhe me skepsë nga shumë vëzhgues në Kosovë dhe jashtë saj sepse shumë prej këtyre predikuesve radikalë janë kuptuar fort mirë me PDK-në dhe Thaçin dhe kanë botuar rregullisht në mediat e afërta me këtë parti, përfundon tekstin kjo gazetë.

Më Shumë

Dy raste të vjedhjes në Prizren

Dy  raste të vjedhjes së rëndë janë raportuar në Prizren. Policia ka bërë të ditur se hetimet për të dy  rastet janë në vazhdim, përcjell...

60 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë

Policia e Kosovës ka publikuar raportin ditor me të dhëna të përgjithshme për 24 orët e fundit, duke përfshirë statistikat e aksidenteve në trafik,...

Lajmet e Fundit