Suhareka e Mamusha merren vesh për bashkëpunim ndërkomunal

Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, dhe homologu i tij nga Mamusha, Abdulhadi Krasniq, të martën janë pajtuar që prej vitit të ardhshëm të intensifikojnë bashkëpunimin ndërkomunal.

Sipas tyre, krahas projekteve të interesit të përbashkët në infrastrukturë do të ketë shkëmbime edhe sa u përket shërbimeve shëndetësore të nivelit parësor, shkruan sot “Koha Ditore”.

Zyra për Informim e Komunës së Suharekës ka bërë të ditur se dy komunat do të bashkëpunojnë në shumë segmente.

Kryetarët e këtyre komunave janë dakorduar që të rrisin bashkëpunimin dhe të realizojnë projekte të përbashkëta në shumë segmente.

“Ndër temat që kemi diskutuar ka qenë rregullimi i infrastrukturës, përkatësisht rregullimi i rrugëve që lidhin dy komunat përkatëse. Po ashtu, kemi diskutuar që qytetarët e dy komunave të marrin shërbime shëndetësore të nivelit parësor në të dy komunat”, ka thënë Krasniq.

Më Shumë

Ballkani përmbyll fazën përgatitore në Bansko

Ballkani ka mbyllur fazën përgatitore në Bansko, duke zhvilluar disa ndeshje miqësore në kuadër të përgatitjeve për sezonin e ri dhe garat evropiane. Në miqësoren...

Shaqir Totaj: Kurti ndryshon qëndrime dhe nuk i mban premtimet

Nënkryetari i PDK-së, Shaqir Totaj, ka folur për zhvillimet politike pas zgjedhjeve të 7 qershorit, duke u fokusuar në procesin e formimit të institucioneve...

Lajmet e Fundit