3.8 C
Prizren
E premte, 20 Mars, 2026

Suharekë: Arrestohen dy persona pasi shantazhuan përmes Facebook-ut

Një person ka kërkuar ndihmë në stacionin e policisë në Suharekë pasi i njëjti ishte shantazhuar nga dy të dyshuar nga një fshat i po të njëjtës komunë.

“Rreth mesditës së 1 Majit, në Policinë e Suharekës , një qytetar ka kërkuar ndihmë pasi po i bëhej shantazh nga dy të dyshuar nga një fshat i Suharekës”.

“Gjatë hetimit të rastit hetuesit kishin kuptuar se të dyshuarit kishin hapur një profil të rremë në “Facebook” me emër të gjinisë femërore dhe gjatë komunikimit me viktimën e kishin vënë në lajthitje me ç’ rast nga i njëjti kishin kërkuar një foto komprometuese. Të dyshuarit pasi e kishin pranuar foton kishin filluar me kërkimin e parave disa herë radhazi”

“Dhe kur kërkesa shtohej vazhdimisht në qindra euro, policia e ndërpret shantazhin me ç ‘rast i arreston të dyshuarit dhe në konsultim me prokurorin e shtetit vendoset që të njëjtit të ndalën nën masën e arrestit”, bën të ditur policia rajonale e Prizrenit, transmeton Klan Kosova.

Më Shumë

Arrestohet një person në Prizren, i gjenden marihuanë, kokainë dhe një thikë

Një person është arrestuar në Prizren nën dyshimin për posedim dhe shpërndarje të paautorizuar të narkotikëve. Sipas burimeve, rasti ka ndodhur më 17 mars 2026,...

Vikend me mot pranveror në Kosovë dhe Shqipëri

Gjatë këtij vikendi, më 14 dhe 15 mars 2026, në Kosovë dhe Shqipëri pritet mot kryesisht pranveror, me periudha me diell dhe vranësira të...

Lajmet e Fundit