4.4 C
Prizren
E premte, 27 Mars, 2026

Suharekë, dështon të mbahet gjykimi për vjedhjen e 150 litra naftë

 Të hënën, në Gjykatën Themelore në Prizren, dega në Suharekë, ka dështuar të mbahet seanca e shqyrtimit gjyqësor në rastin ku Pashk Përlazaj po akuzohet se ka vjedhur 150 litra naftë në një kamion.

Gjykatësi Lavdim Bajraktari ka bërë të ditur se i akuzuari ishte ftuar në mënyrë të rregullt, por shërbimi postar kishte konstatuar se ai nuk ka mundur të kontaktohet personalisht, pasi gjendet në vuajtje të dënimit.

Mirëpo, sipas njoftimit zyrtar të Shërbimit Korrektues të Kosovës, i akuzuari Përlazaj gjendet në liri, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Në këto rrethana, gjykatësi Bajraktari ka shtyrë seancën e sotme për 30 qershor 2021, në ora 9:00, ndërsa nga Stacioni Policor në Prizren ka kërkuar që t’ia dërgojnë ftesën të akuzuarit.

Ndryshe, sipas aktakuzës së Prokurorisë Themelore në Prizren, Pjetër Përlazaj po akuzohet se më 24 korrik 2016, në fshatin Gjinoc të Komunës së Suharekës, me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm për vete ose tjetrin, shfrytëzon momentin ashtu që derisa i dëmtuari Lulzim Sallahu kishte parkuar kamionetën e tij përballë pompës së derivative “Kometa”, i pandehuri me forcë hap rezervarin e kamionit dhe nga kjo merr një sasi nafte rreth 150 litra.

Për këtë, ai po akuzohet se ka kryer veprën penale “vjedhje e rëndë” nga neni 327 paragrafi 1 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës. /BetimipërDrejtësi

Më Shumë

Totaj priti zyrtarët e AKP-së, diskutojnë për menaxhimin e pronave dhe rritjen e efikasitetit në Prizren

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj ka pritur sot në takim pune zyrtarët e Agjencia Kosovare e Privatizimit, me të cilët ka diskutuar për koordinimin...

Çikat e Bashkimit nisin me fitore gjysmëfinalen e Play-offit

Bashkimi e ka nisur në mënyrën më të mirë serinë gjysmëfinale të Play-offit në Superligën e Femrave, duke shënuar fitore bindëse ndaj Prishtinës me...

Lajmet e Fundit