Të premten ministri Murati në interpelancë për faljen e borxheve ndaj bizneseve të prekura nga pandemia COVID-19

Kuvendi i Kosovës ditën e premte pritet të mbajë interpelancën për faljen e borxheve për bizneset e prekura nga pandemia COVID-19.

Këtë e ka konfirmuar shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri duke shtuar se falja e borxheve duhet të ndodhë, përcjell Telegrafi.

“U vendos që ditën e premte nga ora 10:00 të ndodh interpelanca e cila e ka ftuar grupi ynë parlamentar me çështjen e faljes së borxheve si formë ndihmëse për bizneset të prekura nga situata e pandemisë COVID-19. Pra në këtë takim është konfirmuar kërkesa jonë për interpelancë. Kemi kërkesë të qartë ndaj ministrit të Financave [Hekuran Murati], që të ndodh falja e të gjitha gjobave për bizneset e prekura apo janë prekur në kohë pandemie, për shkak se kjo është një ngarkesë për ta”, tha Tahiri.

Po ashtu, kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi në një konferencë për medie i kishte bërë thirrje Qeverisë për faljen e gjobave që janë shqiptuar gjatë kërkesave për zbatimin e masave dhe mundësinë për një amnisti fiskale për bizneset. /Telegrafi/

Më Shumë

KF Drini i Bardhë vazhdon bashkëpunimin me trajnerin Robert Gjeraj

Klubi i Futbollit KF Drini i Bardhë i Hasit ka njoftuar vazhdimin e bashkëpunimit me trajnerin Robert Gjeraj edhe për sezonin e ardhshëm. Sipas njoftimit...

Totaj për ozurpimin e hapësirave publike në Prizren/ I ftojë pronarët e bizneseve t’i lirojnë ato

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, ka deklaruar se çështja e uzurpimit të hapësirave publike mbetet një ndër sfidat e vazhdueshme për komunën, duke theksuar se...

Lajmet e Fundit