10.3 C
Prizren
E enjte, 26 Mars, 2026

Suharekë: I vjen ftesa për burg për dënimin e paguar para 3 viteve

Hysni Përzhaku nga fshati Studenqan i Suharekës, ishte dënuar nga Policia e Kosovës për tejkalim shpejtësie më 2 shtator të vitit 2012.

Ndonëse këtë dënim e ka paguar në vitin 2012, sot i ka mbërritur ftesa për ta paguar dënimin, ose duhet të shkojë t’i vuajë dy ditë burg për të njëjtën kundërvajtje.

“Mu më kanë dënuar më datë 2 shator 2012 edhe unë e kam pagur mbas tri ditë fill, me datë 5 e kam pagu, thuaj gati që tri vite”, kallëzon Përzhaku.

Ai kishte ardhur sot, në Policinë e Suharekës, sipas ftesës që i kishte bërë nga e njëjta, por nga aty e udhëzuan për në gjykatë.

“Kjo është jo maltretim, po qysh me ta thanë, jo është e tepërt, e tepërt, anormale, me pagu, e pas tri viteve me të ardh dënimi prapë në polici, për të njëjtën gja, unë nuk e di qysh me ta shpjeguar këtë, çfarë shteti,çfarë drejtësie është kjo”, vëren Perzhaku.

Kallxo.com kontaktoi Policinë e Suharekës, e cila edhe pse e kishte ftuar qytetarin, nuk kishte qenë në dijeni për rastin konkret, ndërsa në sistem nuk figuronte fare ky person.

Togeri Afrim Syla, tha për Kallxo.com se qytetarët që marrin tiketa në trafik është mirë që pas të bëjnë pagesën të kthejnë një kopje të pagesës në polici.

Hysni Përzhaku, shkoi në gjykatë dhe e sqaroi problemin e këtij dënimi, duke ia prezantuar kopjen e pagesës së dënimit të vitit 2012, me shpresën që i njëjti problem nuk do t’i përsëritet. /Kallxo.com/

Më Shumë

Akademi Përkujtimore për 25-vjetorin e rënies së Komandant Malishevës

Nesër, më 27 mars 2026, në ora 10:00, në Sallën e Kuvendit të Komunës së Malishevës, do të mbahet Akademi Përkujtimore për 25-vjetorin e...

Vdekjet në vendin e punës, ndërtimtaria mbetet sektori më i rrezikshëm

Nëntëmbëdhjetë punëtorë kanë vdekur në vendin e punës gjatë vitit të kaluar, 11 prej të cilëve në sektorin e ndërtimtarisë, ndërsa gjatë tetë viteve...

Lajmet e Fundit