14.4 C
Prizren
E premte, 10 Prill, 2026

Suharekë: Të shtëna në dasmë, vetëparaqitet pronari i armës

Rreth orës 22:40 minuta, dje, policia në Suharekë ka reaguar ndaj krismave nga arma e zjarrit, të cilat janë dëgjuar të vinin nga fshati Dobërdelan.

Një patrullë policore ka shkuar në fshat dhe ka identifikuar një shtëpi ku ishte organizuar dasmë. Në bisedë e sipër i zoti i shtëpisë kishte thënë të ketë dëgjuar krisma, porse nuk e dinte se kush kishte shtënë.

Pasi policët kishin këmbëngulur se nuk do të largoheshin pa u gjetur arma, një i dyshuar është vetëparaqitur para policisë dhe kishte treguar se armën e kishte fshehur jashtë oborrit të shtëpisë. Arma dhe shkresat e lëndës i kalojnë prokurorisë për procedura të mëtejme, ndërsa i dyshuari është liruar. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

Xhiroja e fundit e Superligës: Beteja vendimtare për play-off dhe mbijetesë

Mesjava sjell fundin e sezonit të rregullt në Superliga e Kosovës në basketboll, ku gjithçka do të vendoset në xhiron e fundit: pozitat e...

1.91 euro për litër çmimi i naftës sot në Kosovë

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINTI) ka njoftuar çmimet maksimale të lejuara për derivatet e naftës për ditën e sotme, 9 prill...

Lajmet e Fundit