Suharekë:Ende asnjë informatë për vendodhjen e komandantit “Molla e Kuqe”

Remzi Shala, ish-komandant i UÇK-së i njohur si “Komandant Molla e Kuqe”, pas marrjes së informatës që është njëri nga personat që do të intervistohet nga Gjykata Speciale u largua pa lënë gjurmë për vendodhjen e tij.

Janë bërë pothuajse një muaj që kur ai ka pranuar ftesën nga kjo gjykatë dhe ai para se të largohet kishte deklaruar për KALLXO.com se nuk do t’i përgjigjet ftesës për t’u paraqitur në Hagë më 17 janar 2019.

Avokati i Remzi Shalës, Natal Bullakaj tha për KALLXO.com se Shala nuk është në shtëpinë e tij, por se nuk ka as njohuri se ku gjendet klienti i tij.

“As nuk mund ta pohoj, as ta vërtetoj e as ta kundërshtoj sepse nuk kam informata se ku gjendet. A është në Kosovë, a është jashtë Kosove, asnjë rrethanë nuk e kam të njohshme, por në shtëpinë e tij nuk është”, tha Bullakaj për KALLXO.com.

Shala sipas avokatit të tij është ftuar në këtë gjykatë në cilësinë e dëshmitarit.

Ndryshe, Shala është njëri prej 2 komandantëve të tjerë që kanë pranuar ftesë nga Gjykata Speciale.

Më Shumë

Totaj priti avokatët e popullit të Kosovës, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka pritur sot në takim avokatin e Popullit të Republikës së Kosovës, Naim Qelaj, Shqipërisë, Endrit Shabani,...

Temperatura të larta gjatë fundjavës në Kosovë – IHMK publikon hartën e valës së të nxehtit

Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se sot në Kosovë do të mbajë mot me diell. IHK njofton se temperaturat minimale do të jenë ndërmjet 13...

Lajmet e Fundit