12.9 C
Prizren
E hënë, 20 Prill, 2026

Sulmet në Zaporizhia, Zelensky: Ishim në prag të një katastrofë nga rrezatimi

Volodymyr Zelensky ka thënë se bota ishte në prag të një “katastrofë nga rrezatimi” pasi linja e fundit e rregullt që furnizonte me energji elektrike termocentralin bërthamor të Zaporizhzhia të Ukrainës, që kontrollohej nga Rusia, u rivendos disa orë pasi u ndërpre nga sulmet e vazhdueshme, shkruan The Guardian.

Presidenti ukrainas tha se zyrtarëve nga Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike (IAEA), mbikëqyrësit bërthamor të OKB-së, duhet t’u jepet akses urgjent në vend. Zelensky fajësoi bombardimet të enjten nga ushtria ruse që shkëputi kompleksin e reaktorit, objektin më të madh të tillë në Europë, nga rrjeti elektrik.

Ai tha se gjeneratorët rezervë me naftë siguruan furnizimin me energji elektrike dhe e mbanin centralin të sigurt.

“Nëse stafi ynë nuk do të kishte reaguar pas ndërprerjes së energjisë elektrike, atëherë ne do të ishim të ishim përballur me një katastrofë nga rrezatimi, tha ai në një fjalim.

“Rusia e ka vënë Ukrainën dhe të gjithë europianët në një situatë një hap larg një katastrofe nga rrezatimi”.

/abcnews.al

Më Shumë

Junior 06 dhe Vëllaznimi përballen në aktin e parë të finales U16

Palestra “Sezai Surroi” në Prizren do të jetë sot arenë e ndeshjes së parë finale të Play Off-it në kategorinë U16 për vajzat, në...

Bashkimi në ‘match point’ për titull, pret Pejën 03 në finalen e gjashtë

Bashkimi ndodhet vetëm një fitore larg shpalljes kampion në Superligën e Kosovës për femra, teksa pret Pejën 03 në ndeshjen e gjashtë të serisë...

Lajmet e Fundit