Sulmohen dy policë në Prizren

Dy pjesëtarët te Policisë së Kosovës janë sulmuar në sheshin “Shatërvan” të Prizrenit. Ata kanë pësuar edhe lëndime trupore.

“Dy policë në detyrë në rroba civile, në një lokal kanë ndaluar të dyshuarin mashkull K/Shqiptar, i cili nuk ka prezantuar dokument identifikimi dhe ka filluar të ikën”, njofton Policia e Kosovës.

“ Policët kanë arritur ta arrestojnë por i dyshuari ka rezistuar dhe policëve u ka shkaktuar lëndime të lehta trupore”.

I dyshuari është intervistuar në prezencën e avokatit i njëjti në konsultim me prokurorin dërgohet në mbajtje./PrizrenPress.com/

Më Shumë

UPZ shpall konkursin për pranimin e studentëve për vitin akademik 2026/2027

Senati i Universiteti “Ukshin Hoti” në Prizren shpall konkursin për pranimin e studentëve në vitin e parë të studimeve baçelor për vitin akademik 2026/2027. Sipas...

Totaj raporton para qytetarëve për punën e gjashtëmujorit të parë të vitit 2026

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, do të organizojë takimin e parë publik me qytetarë për raportimin e punës së gjashtëmujorit të parë...

Lajmet e Fundit