Malisheva demanton Raportin e Auditorit

Drejtori për Buxhet dhe Financa në Malishevë, Vesel Krasniqi, e ka sqaruar raportin e Auditorit. Ai këtë raport e ka quajtur të qëllimshëm dhe tendencioz, pasi personi që e ka bërë auditimin, nuk ka qenë bashkëpunues dhe nuk i ka marrë parasysh faktet dhe komentet, si dhe nuk ka kërkuar sqarime lidhur me “gjetjet” e pretenduara.

“Pas publikimit të raportit të auditorit, ne kemi zhvilluar një takim me auditorin e përgjithshëm dhe në këtë takim, edhe vet auditori i përgjithshëm, është pajtuar se raporti është jo real. Auditori i përgjithshëm, e ka pranuar se nuk janë marrë parasysh komentet tona. Ne i kemi dëshmitë dhe faktet dhe presim nga organi përkatës, që të merr masat e duhura në raport me personin që ka kryer auditimin, si dhe të sqaroj edhe opinion lidhur me këtë raport të publikuar, i cili nuk është real, por që na ka dëmtuar në raport me opinion”, ka thënë Krasniqi./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Totaj priti avokatët e popullit të Kosovës, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka pritur sot në takim avokatin e Popullit të Republikës së Kosovës, Naim Qelaj, Shqipërisë, Endrit Shabani,...

Shpejtim Totaj, pjesë e Drinit të Bardhë edhe në sezonin e ardhshëm

KF Drini i Bardhë ka konfirmuar se Shpejtim Totaj do të vazhdojë të jetë pjesë e skuadrës edhe në sezonin e ardhshëm, pasi palët...

Lajmet e Fundit