Sulmohet stacioni policor në Bosnje, dyshime për sulm terrorist

Prokurorët në Bosnje Hercegovinë po hetojnë një shpërthim që ka ndodhur në një stacion policorë, të cilat autoritetet thonë se mund të ketë qenë një akt i “terrorizmit”.

Sulmuesi ka hedhur një mjet shpërthyes në çatinë e ndërtesës në qytetin qendror, në Zavidoviq, duke shkaktuar dëme të vogla, por jo viktima, sipas policisë.

Një zëdhënëse e policisë tha se “rasti ka elemente të veprës penale të terrorizmit.”

Zyra e prokurorit kombëtar ka marrë përsipër rastin dhe pritet të formojë një ekip të posaçëm për hetime.

Incidenti vjen më pak se një javë pasi dy ushtarë u vranë, më 18 nëntor, nga një person i cili sulmoi ata me armë automatike, pranë një kazermë në Sarajevë.

Autoritetet kanë thënë se autori kishte lidhje me qarqet islamike dhe se sulmi ishte një “akt terrorist.”

Myslimanët përbëjnë rreth 40 % të popullsisë në Bosnje.

Shumica dërrmuese e myslimanëve të Bosnjës janë të moderuar, por një pakicë e vogël e mbështet vehabizmin radikal./REL

Më Shumë

Zafir Berisha bën thirrje për mbështetje të Ramush Haradinajt në zgjedhjet e 7 qershorit

Kryetari i Bashkimit Demokratik të Prizrenit (BDP), Zafir Berisha, u ka bërë thirrje përkrahësve të tij që në zgjedhjet e 7 qershorit të mbështesin...

Tjetërsimi i 18 pronave në Prizren, arrestohen dy të dyshuar për korrupsion e falsifikim dokumentesh 

Policia e Kosovës (PK) njofton se janë arrestuar dy persona të dyshuar për “Keqpërdorim të detyrës zyrtare” dhe “Falsifikim dokumentesh”. Policia bën të ditur se...

Lajmet e Fundit