Një zyrtar i Postës së Kosovës është sulmuar mesditën e sotme në qendër të qytetit të Prizrenit.
Si pasojë e incidentit, viktima ka pësuar lëndime trupore, kështu ka bërë të ditur zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.
Bytyqi tha se të përfshirët dhe dëshmitarët janë intervistuar në stacion policor, ku pas përfundimit të procedurave, gjatë rrugës për në shtëpi është sulmuar me një mjet të fort njëri nga dëshmitarët, kësaj radhe nga vëllai i të dyshuarit të parë.
Sipas tij, policia ka intervistuar të gjitha palët e përfshira dhe njëri nga të dyshuarit është ndaluar në mbajtje për 48 orë, kurse i dyshuari i dytë është në kërkim të policisë.
Zëdhënësi ka bërë të ditur se policia po vazhdon punën për zbardhjen e plotë të rastit.
“Sot me datën 14.11.2025, rreth orës 12:40, Policia është njoftuar për një sulm në qendër të qytetit të Prizrenit, ku një i dyshuar godet me mjet të fort viktimën, zyrtar i Postes së Kosovës. Si pasojë e incidentit, viktima ka pësuar lëndime trupore. Të përfshirët dhe dëshmitarët janë intervistuar në stacion policor. Pas përfundimit të procedurave, gjatë rrugës për në shtëpi është sulmuar me një mjet të fort njëri nga dëshmitarët, kësaj radhe nga vëllai i të dyshuarit të parë. Policia ka ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore dhe ka intervistuar të gjitha palët e përfshira. Me aktvendim të prokurorit të shtetit, njëri nga të dyshuarit është ndalur në mbajtje për 48 orë, ndërkohë që i dyshuari i dytë është në kërkim. Policia po vazhdon punën për zbardhjen e plotë të rastit në përputhje me procedurat ligjore në fuqi”, ka deklaruar Bytyqi.
Marketing
Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!
Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit
‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren
Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren