Sulmuesi në Londër sapo kishte dalë nga burgu

Një person që u vra nga policia, pasi theri me thikë disa njerëz në Londër, ëshë liruar nga burgu në muajin janar.

Autoritetet thanë se Sudesh Amman, 20 vjeç, siç raporton REL, është liruar rreth një javë më parë, pasi ka shërbyer gjysmën e dënimit prej tre vjetësh e katër muaj burgim për vepra terroriste.

Ai ka qenë nën mbikëqyrje të policisë në kohën e sulmit, që ndodhi të dielën në jug të Londrës.

Tre njerëz u plagosën në sulm, por asnjëri nuk është në rrezik për jetën.

Policia tha se beson se incidenti është terrorist dhe se lidhet me islamistët.

Autoritetet e rendit janë duke zhvilluar hetime, por deri më tash nuk është bërë ndonjë arrestim.

Kryeministri britanik, Boris Johnson, tha se qeveria do të shpallë planet për “ndryshime thelbësore në sistemin e trajtimit të atyre që dënohen për vepra terrorizmi”.

Amman u deklarua fajtor në nëntor të vitit 2018 për posedim të dokumenteve me informacione terroriste dhe për shpërndarje të botimeve terroriste.

Ai u arrestua në veri të Londrës në maj të 2018-ës, me dyshimin se planifikonte një sulm terrorist.

Më Shumë

Rahoveci shënon Ditën e Çlirimit, Latifi: Liria është amanet që duhet ruajtur

Të dielën e 14 qershorit, Komuna e Rahovecit ka shënuar Ditën e Çlirimit. Me këtë rast është organizuar edhe një seancë solemne në Kuvendin Komunal. Në...

Qindra qytetarë në Mejdan – rikthehet spektakli i pehlivanëve në Opojë pas shumë vitesh

Në kuadër të aktiviteteve për shënimin e Ditës së Çlirimit të Komunës së Dragashit, këtë vit u rikthye pas shumë vitesh një nga traditat...

Lajmet e Fundit