11.8 C
Prizren
E premte, 13 Shkurt, 2026

Superliga e Basketbollit vazhdon sonte

“Prince Caffe” Superliga e Kosovës në basketboll vazhdon sot me dy ndeshje të javës së tetë kampionale.

Sigal Prishtina e mirëpret në shtëpi Pejën në një nga derbit më të mëdhenjë në elitën e basketbollit kosovar.

“Bardhekaltrit” kanë dy fitore dhe pesë humbje, kurse pejanët janë në vendin e parë me gjashtë fitore dhe një humbje.

Ndërkaq, në palestrën “Minatori”, Trepça është nikoqire e skuadrës prizrenase, Bashkimit.

Sfida në Mitrovicë pritet të jetë shumë interesante, sepse të dy skuadrat kanë nga dy fitore dhe pesë humbje në këtë edicion.

Dy përballjet në fjalë zhvillohet nga ora 15:00.

Më Shumë

Borea kompleton katërshen gjysmëfinaliste në Final 8

Borea është skuadra e fundit që ka siguruar biletën për në gjysmëfinale të Final 8 të Kupës së Kosovës në Ligën e Parë te...

Mbërrijnë në Kosovë tri transferet e reja të Yllit

Golden Eagle Ylli mund edhe të llogarisë në vikend për tri ardhjet e reja të huaja. Siç ka mësuar AsistiOnline.com, tri transferet e fundit për...

Lajmet e Fundit