Surroi ofendon Presidenten e Kosovës

Publicisti Veton Surroi thotë se prezantimi i Kosovës nga Presidentja Jahjaga si vend mysliman, nuk duhet të qëndrojë.

Surroi, në emisionin “Click” të RTV 21, tha se ne jemi shqiptarë, dhe si të tillë jemi myslimanë, katolikë e të tjerë.

“Identiteti ynë nuk është fetar. Ne jemi shqiptarë dhe duke qenë shqiptarë, jemi myslimanë, katolikë, bektashinj, ateistë etj.”, tha ai.

Ai ka kritikuar të parën e shtetit, Atifete Jahjagën, në shumë aspekte, duke e quajtur të pa ditur.

Surroi ka thënë se Jahjaga ka probleme me fjalë e me nocione, ndërsa ka shtruar pyetjen se përse nuk është zgjedhur dikush tjetër më i ditur në postin e saj.

“Po ta shikosh cila është arsyeja që të zgjidhet një njeri pa ndonjë dije pa ndonjë përvojë siç është zonja Jahjaga në krye të Kosovës. Cili është motivi i ambasadorit amerikan? Pse të merret dikush i cili nuk është i ditur për shembull si ajo e cila ka telashe shumë të mëdha me fjalët, me fjalët e shkruara dhe të shqiptuara me nocionet pse mos të zgjidhet dikush pak më i avancuar”, tha Surroi.

Surroi përmendi edhe trendët negative në rritje, sidomos atë ekonomik, duke thënë se si problem kyç është identifikimi asaj se kur është boll.

Më Shumë

Kurti prezanton projektet për qytetin e Prizrenit

Kryetari i Vetëvendosjes dhe kandidati për kryeministër, Albin Kurti, ka prezantuar projektet për qytetin e Prizrenit, në të cilin premtoi investime milionëshe.   Në tubimin në...

Suharekasit ia mësyjnë më pak kutive të votimit se në zgjedhjet e dhjetorit

Në Suharekë, procesi zgjedhor po zhvillohet pa probleme në Shkollën Fillore të Mesme të Ulët “Shkëndija”. Drejtori dhe përgjegjësi i kësaj qendre, Ilmi Shala, ka...

Lajmet e Fundit