Suspendohet polici në Suharekë, goditi me veturë këmbësorin

Një zyrtar policor ka goditur një person në Samadraxhë të Suharekës, ditën e diele.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Vesel Gashi ka thënë për Nacionale.com se për shkak të lëndimeve, viktima ka përfunduar në QKUK.

“Një zyrtar policor, jashtë detyrës zyrtare ka shkaktuar aksident në fshatin Samadraxhë, e ka goditur një person me veturën e tij private. Viktima fillimisht është dërguar për trajtim në spitalin e Prizrenit e pastaj edhe në Qendrën Klinike dhe Universitare”, ka thënë Gashi.

Tutje Gashi ka njoftuar se polici është suspenduar për 48 orë.

“Aksidenti ka ndodhur si pasojë e mospërshtatjes së shpejtësisë dhe mosrespektimit të rregullave të trafikut”, ka përfunduar Gashi.

Më Shumë

Xhevat Susuri vazhdon me Lirinë, firmos kontratë trevjeçare

Futbollisti Xhevat Susuri do të vazhdojë të jetë pjesë e Lirisë edhe për tre sezonet e ardhshme. Klubi prizrenas ka njoftuar se Susuri ka nënshkruar...

Pensionohet Feriha Paqarizi, zyrtare e Drejtorisë së Pronës në Prizren

Në Komunën e Prizren është pensionuar zyrtarja e Drejtorisë së Pronës, Feriha Paqarizi, pas një karriere shumëvjeçare në shërbim të administratës komunale. Ajo është vlerësuar...

Lajmet e Fundit