11.9 C
Prizren
E premte, 15 Maj, 2026

Kurti: Gjykimi në Speciale veç për UÇK-në dhe shqiptarët, i padrejtë

Në intervistën për DW, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, foli edhe për çështjen e krimeve të luftës.

Duke u përgjigjur rreth frikësimit të dëshmitarëve dhe Gjykatës Speciale, Kurti tha se gjykimi ndaj vetëm shqiptarëve e UÇK-së i padrejtë.

“Dhomat e Specializuara në Holandë hetojnë merren vetëm me Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës dhe shqiptarët, që nuk është e drejtë. Në anën tjetër, ish-kryeprokurorja, zonja Carla Del Ponte, shkroi këtë libër të zemërimit për shkak të mungesë së suksesit në Tribunalin e Hagës. Pra mendoj që nuk ka pasur barazi në trajtimin e krimeve të luftës në Kosovë.”, tha Kurti gjatë përgjigjës së tij, transmeton Nacionale.

Tutje, Kurti vlerësoi se kosovarëve u është bërë presion, pasi që ishte pala më e dobët.

“A mund të imagjinoni që për 150 mijë jo serbë që janë vrarë në përgjatë Jugosllavisë dhe Kroaci, Bosnjë e Kosovë, ju keni të gjykuar e të dënuar as 200 serbë. Pra mendoj që në emër të drejtësisë, ata po bëjnë presion mbi palën më të dobët. Por Kosova është duke u bërë më e fortë tani. Dhe mendoj që ne nuk do të harrojmë krimet e kryera në Kosovë. Dhe ne nuk dëshirojmë të shfajësojmë asnjë kriminel pavarësisht etnisë dhe madhësisë se ku morën pjesë. Por më duhet të them se në çështjen e Kosovës, drejtësia për shqiptarët që përjetuan gjenocidin serb është larg të përfunduarit.”, shtoi Kurti.

Më Shumë

“S’e kemi propozuar Nait Hasanin e as të tjerët..”, Totaj thotë se në listë nuk janë ata që dyshohen për manipulim me vota

Nait Hasani nga Partia Demokratike e Kosovës, i cili në zgjedhjet e 28 Dhjetorit ishte në mesin e personave ku dyshohet për manipulim të...

Mbi 17 mijë kosovarë udhëtuan drejt Shqipërisë brenda 24 orëve të fundit

Pavarësisht motit me reshje të herëpashershme shiu, qytetarët nga Kosova kanë zgjedhur Shqipërinë si destinacion për fundjavë, duke rritur ndjeshëm qarkullimin në pikat kufitare. Sipas...

Lajmet e Fundit