6.9 C
Prizren
E premte, 27 Mars, 2026

Sylë Hoxhaj e Ramë Vataj bisedojnë për bashkëpunim

Rektori i Universitetit “Ukshin Hoti” në Prizren Ramë Vataj, të mërkurën ka pritur në një takim, kryeprokurorin në Prokurorinë Themelore në Prizren, Sylë Hoxha.

Në takim është diskutuar për mundësinë e bashkëpunimit në mes të Universitetit dhe Prokurorisë Themelore në Prizren, rreth organizmit të praktikës për studentët e Fakultetit Juridik.

Rektori Vataj theksoi se është në interesin e Universitetit që të lidhë bashkëpunim me Prokurorinë Themelore në Prizren, në mënyrë që studentët e fushës përkatëse të kenë mundësi më të mëdha për të kryer praktikën.

Marrëveshje të ngjashme ai theksoi se kohë më parë është arritur me Gjykatën Themelore në Prizren, ku një numër i studentëve tani më vijojnë praktikën.

Kryeprokurori në Prokurorinë Themelore në Prizren, Sylë Hoxha, theksoi se Institucioni që ai drejton është i hapur për të mbështetur UPZ-në në këtë kuadër dhe në mënyra të tjera me qëllim që ky universitet të zhvillohet sa më mirë.

Në takim u arrtit pajtueshmëri që të realizohen edhe takime të tjera për diskutimin e marrëveshjes së bashkëpunimit e cila pritet të realizohet së shpejti.

Më Shumë

Latifi përkujton 49 martirët e Brestocit në 27-vjetorin e rënies

Kryetari i Komunë së Rahovecit Smajl Latifi ka kujtuar rënien e 49 martirëve në Brestoc. Latifi, përmes një postimi në profilin e tij në rrjetin...

Historike: Kosova drejt “Ëndrrës Amerikane”

“Dardanët” kanë marrë një fitore të madhe 4-3 ndaj Sllovakia në Bratislavë, në ndeshjen e play-off-it për FIFA World Cup 2026. Kosova u rikthye fuqishëm...

Lajmet e Fundit