Policia në Prizren fsheh emrat e personave të zhdukur

Policia e Kosovës nuk publikon emrat e të zhdukurve. Dje është njoftuar për zhdukjen e një personi në Prizren, por nuk është dhënë emir I tij.

“Ankuesi ka raportuar se djali i tij ka dalë nga shtëpia që nga data 30 prill , në ora nëntë të mengjesit dhe nuk është kthyer më”, thuhet në njoftimin e PK-së.

“Njësiti policor po merret me hetimin e rastit”.

Lidhur me këtë çështje, TVPZ ka kërkuar sot informacione shtesë nga zëdhënësi i policisë rajonale të Prizrenit, kapiteni Hazir Berisha.

Ai tha se nuk ka njohuri për identitetin e të zhdukurit, por shtoi se “sipas informacioneve që posedon policia, kemi të bëjmë me një person, i cili nuk është hera e parë që largohet nga shtëpia”.

Për raste të ngjashme, e kanë të vështirë të prononcohen për medie zyrtarë policorë, kjo për faktin , se një gjë e tillë po kërkohet të jetë konfidenciale nga anëtarët e familjeve, të cilët po lajmërojnë rastet e zhdukjeve të shpeshta të familjarëve të tyre/TVPZ/

Më Shumë

Taulant Pireci rikthehet te FC Prizreni

FC Prizreni ka zyrtarizuar rikthimin e futbollistit prizrenas Taulant Pireci, i cili sërish i bashkohet familjes bardhë e kaltër si pjesë e projektit të...

Zafir Berisha: Elbasan Shoshaj la gjurmë në rrugëtimin drejt lirisë së Kosovës

Ish-komandanti i UÇK-së, Zafir Berisha, ka shprehur ngushëllimet e tij për ndarjen nga jeta të bashkëluftëtarit, Elbasan Shoshaj, duke e vlerësuar si një veprimtar...

Lajmet e Fundit