11.8 C
Prizren
E premte, 17 Maj, 2024

A do t’a shtoj konkurrencën Avdyli i LDK-së!

Fatmir PireciShkruan: Fatmir Pireci

Kuvendi i VIII-të i Degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës në Prizren, i mbajtur të dielën(28 dhjetor ’14), dëshmoi për një kulturë të lartë politike dhe komunikim respektivë politik brenda llojit ! Nga 100 delegatët e mundshëm prezent ishin 96 delegatë të Degës së LDK-së. Haxhi Avdylit besimin për të parin e Degës së LDK-së, ia dhënë 96 delegatë. Përkthyer ne masë, doktori mori me shumë se 60% të votave, duke i lënë shumë mbrapa konkurrentët tjerë për kreun e Degës. Mbarëvajtja e punës së Kuvendit të Degës, Isa Mustafës dhe suitës së tij partiake i mbajtën leksion shkollor të funksionimit të demokracisë së brendshme partiake. Për aq më tepër kur nëpër disa Degë të LDK-së, ka kryesi paralele dhe pakënaqësi të shumta brendapartiake.

Zgjedhja e Avdylit në krye të Degës së LDK-së i jep fund vendimarrjes despotike në parti dhe në pushtetin e ardhshëm të mundshëm lokal. Ardhja e Avdylit në krye te Degës së LDK-së, shtonë konkurrencën politike mes dy prative politike më të mëdha në shkallë nacionale, Partisë Demokratike dhe Lidhjes Demokratike. Partitë e vogla e disa syresh parti satelite, domosdo do të shkrihen nën kupolën e partive dominuese të skenës politike prizrenase. Ardhja e Avdylit në krye te Degës së LDK-së, në Prizren do ti bej shëndet Partisë Demokratike, në strukturën riorganizative, funksionale dhe gjithëpërfshirëse kadrovike. Nga se, edhe një kohë të gjatë Degës së LDK-së në Prizren do t’i nevojitet rehabilitimi kohor organizativ, strukturimi dhe funksionalizimi ne terren. Ndërsa PDK e ka të gatshme këtë infrastrukture kadrovike-organizative në terren. PDK ende është në avantazh sa i përket ofrimit të ofertës politke konkrete per anëtarësinë dhe qytetarët në tërësi. PDK ende e ka mundësinë ta joshë votuesin me mega-ofretën, “Misioni i Ri”! PDK është në avantazh karshi LDK-së, në Prizren nga se Dega e LDK-së, ka inkorporuar në Kryesi sërish kuadro të mentalitetit despotik-narcisoidë. Kuadrot e reja brenda strukturës së Degës së LDK-së do te jenë për një kohë të pa fuqishme për të sjell ndryshime kualitative për të ardhmen e prizrenasëve. Pse, sepse LDK-ja e sotme opozitare në nivel lokal është ç’akorrduar, pa kurrfarë koncepti, synime dhe qëllime politike opozitare, pa shpresë se edhe gjatë vitit të ardhshëm do të mundet të konkretizoj ndonjë nismë substanciale institucionale në të mirë të rritjes së cilësisë së jetesës së qytetarëve ! Të gjitha nismat kualitative në KK të Prizrenit ishin të partisë në pushtet dhe koalicionit qeverisës.

Por, ndryshimet në kreun e Degës së LDK-së, janë mesazh i mirë dhe mjaft i fortë për parinë e PDK-së, në nivel qendror e lokal, se domosdoshmërisht të kërkohet një riformatizim kadrovik në Degën e Partisë Demokratike të Prizrenit. Neglizhimi i këtij fakti politik do t’i kushtojë PDK-së me shkuarjen në opozitë për një kohë të gjatë!

Më Shumë

Ndahen afro 700 mijë euro për ndërtimin e rrugës që shpie tek “Ujëvara e Mirushës”

Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi ka pritur në takim kryetarin e Malishevës, Ekrem Kastrati. Durmishi dhe Kastrati, nënshkruan memorandumin e mirëkuptimit me Komunën e Malishevës...

Itali, Angli dhe Arabi Saudite, Raphael Varane ka tre oferta në tavolinë

Epokës së Raphael Varane te Manchester United po i vjen fundi. Pas muajsh spekulimesh, është konfirmuar se mbrojtësi francez do të largohet nga klubi...

Lajmet e Fundit