5.2 C
Prizren
E martë, 10 Mars, 2026

Tahiri: Prizreni është dëshmia se si njerëzit e vendit u bënë bashkë për t’i mbrojtur tokat nga copëtimi

Kandidati për deputet nga koalicioni AAK-PSD, Besnik Tahiri, ka thënë se Prizreni është vendi jemi bërë bashkë për të mbrojtur vendin nga copëtimi i tokave.

Tahiri theksoi se se një bashkim i tillë nevojitet edhe pas 141 viteve për “100% Kosovë”.

Postimi i plotë:

Prizreni është dëshmia se si njerëzit e vendit u bënë bashk për t’i mbrojtur tokat nga coptimi. Tash, 141 vite pas, sërish Kosovës i duhet një bashkim për 100% Kosovë.

Kryeministri Haradinaj i hoqi rrethimin Prizrenit që i ishte vendosur nga padia e “Infrakos”-it. Pa inate, u dha zgjidhje e mbështetje secilës kërkesë.

Prizrenit e Kosovës i kemi transformuar mbështejen e lirisë në rrugëtim për zhvillim. Parku Inovativ Gjerman, është dëshmi e seriozitetit për zhvillim dhe partneritetit.

Më Shumë

Reshje të dendura bore në Prevallë, raportohen vështirësi në qarkullim

Reshje të dendura bore kanë përfshirë zonën e Prevallë gjatë orëve të mesditës së së enjtes, duke krijuar vështirësi në qarkullimin e automjeteve. Sipas një videoje nga...

Në Epopenë e UÇK-së, Malisheva nderon dhe vlerëson sakrificën e familjes Jashari

Sot në Komunën e Malishevës, me aktivitete të ndryshme zyrtare, ka filluar shënimi i manifestimit “Epopeja e UÇK-së”, duke dëshmuar kështu nderimin dhe respektin...

Lajmet e Fundit