Veseli takon mësimdhënësit në Prizren: Si kryeministër do kem kujdes të veçantë për rritjen e cilësisë në Arsim

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Kadri Veseli, ka takuar mësimdhënësit e Prizrenit, të cilët, sipas tij, i njohin më së miri vendimet e guximshme të PDK-së për nivelin e rritjes së pagave dhe forcimin e dinjitetit të tyre.

Veseli para tyre tha se me marrjen e timonit si drejtues i Qeverisë së ardhshme, do të ketë kujdes të veçantë për rritjen e cilësisë në Arsim, duke shtuar fondet shtetërore, njofton Klan Kosova.

”Prizreni çdo ditë e më shumë po i beson PDK-së dhe vizionit tonë. Dhe mësimdhënësit që sot i takova, i njohin më së miri vendimet e guximshme të PDK-së për t’i rritur pagat dhe forcuar dinjitetin e tyre.
Si Kryeministër do të kem kujdes të veçantë për rritjen e cilësisë në Arsim, duke shtuar fondet shtetërore dhe përmirësuar infrastrukturën shkollore dhe universitare.
Mbrëmjen e kalova me takime të shumta edhe në fshatrat e Anadrinisë së Prizrenit dhe në Drenoc të Rahovecit.
Përkrahësve dhe qytetarëve u kërkova më tepër angazhim për ta bërë më të madhe fitoren e PDK-së më 6 tetor. #PDK112”, ka shkruar Veseli, njofton Klan Kosova.

Më Shumë

Nuk zgjedhet deputet, Hasani: Mirënjohje e përjetshme për 17.617 votat e besimit

Njëri nga themeluesit e UÇK-së, ambasadori dhe ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Nait Hasani, i cili kandidoi për deputet në zgjedhjet e 7 qershorit...

Nisin punimet për rikonstruktimin e rrugës rajonale Arllat–Malishevë

Të martën, 16.06.2026, ka nisur zyrtarisht faza e rikonstruktimit të rrugës rajonale R110 Arllat–Malishevë, segment i cili lidh komunat e Drenasit dhe Malishevës. Në ceremoninë...

Lajmet e Fundit