3.8 C
Prizren
E diel, 15 Mars, 2026

Tahiri: Vizitat e zyrtarëve serbë, vetëm me leje

Edita TahiriZëvendëskryeministrja e Kosovës, Edita Tahiri, ka thënë për “Epokën e re” se vizitat e zyrtarëve serbë në Kosovë, mund të realizohen vetëm me leje të shtetit të Kosovës.

Kështu Tahiri i është kundërpërgjigjur oficerit ndërlidhës të Beogradit në Prishtinë, Dejan Paviqeviq, i cili sot ka deklaruar se zyrtarët serbë për vizitat në Kosovë më nuk do të kërkojnë leje nga shteti i Kosovës, por vetëm do t’i paralajmërojnë vizitat për shkaqe sigurie.

Zëvendëskryeministrja e Kosovës, Edita Tahiri, e cila udhëheq edhe dialogun teknik me Serbinë, ka deklaruar se vizitat e tilla do të bëhen në përputhje me rregullat diplomatike ndërkombëtare.

“Nuk do të ketë vizita të zyrtarëve të shtetit serb pa pëlqimin e shtetit të Kosovës. Kështu janë rregullat diplomatik sipas Konventës se Vjenës. Pra edhe marrëveshja e arritur të premten në Bruksel e respekton pikërisht procedurat diplomatike, ku bëhet njoftimi, me pas merret leja dhe pastaj realizohet vizita”, ka thënë Tahiri.

Ajo ka treguar se marrëveshja që është arritur të premten në Bruksel në mënyrë të qartë e parasheh sesi bëhen vizitat e përfaqësuesve të Serbisë në Kosovë apo anasjelltas.

“Mënyra e bërjes se vizitave bazohet në marrëveshje dhe është e qartë se zyrtarët që kërkojnë vizita në shtetin tjetër e njoftojnë përfaqësuesin diplomatik të shtetit tjetër, pra zyrtarët e serbë duhet ta njoftojnë përfaqësuesin diplomatik të Kosovës dhe anasjelltas. Pas njoftimi sigurisht se pason dhënia e lejes, përkatësisht aprovimi i vizitës apo mos aprovimi i vizitës, varësisht nga situata”, ka thënë zëvendëskryeministrja e Kosovës, Edita Tahiri.

Më Shumë

Rexhepi pavarësisht dekretit: Vazhdoj të jem nënkryetare Kuvendi

Sipas dekretit të presidentes, legjislatura aktuale duhet të shpërndahet, mirëpo Emilija Rexhepi ka thënë për Klanin se ajo vazhdon të jetë nënkryetare e Kuvendit...

Rikthehet Superliga, kryederbi luhet në Suharekë

uperliga e Kosovës në futboll, rikthehet sot dhe nesër me ndeshjet e xhiros së 24-të, ku pritet të zhvillohen disa përballje interesante në garën...

Lajmet e Fundit