Takimet e Qunit

Kandidati i LDK-së për kryetar të Prizrenit, Anton Quni, në kuadër të fushatës zgjedhore ka takuar përfaqësuesit e Këshillit të Bashkësisë Islame dhe organizatën ‘Hendikos’ në Prizren.

Ai, premtoi se nëse e merr besimin e qytetarëve do të kujdeset të ruajë harmonin si dhe do të zgjidh të gjitha problemet me të cilat ballafaqohen.

“Për mua është përherë kënaqësi me i vizitu krerët e Këshillit të Bashkësisë Islame në Prizren”.

“Me nikoqirin, Dr.Orhan ef. Bislimaj, bashkëbiseduam dhe shkëmbyem informata e ide rreth përditshmërisë tonë”.

“Bashkëjetesa në harmoni të plotë mes komuniteteve fetare në Prizren, është vlerë me të cilën krenohet e mburret secili prizrenas.
Ju faleminderit për pritjen”, tha Quni në takimin me përfaqësuesit e Bashkësisë Islame.

Ndërkaq, aika premtuar mbështetje për organizatën “Hendikos”.

“Anëtarët e kësaj organizate, qeveria lokale, pos premtimeve e fjalëve boshe, nuk ka bërë gjë për ta”.

“Në vend që ti mbështes, ua ka marrë deponë ku i mbanin paisjet, duke ua vështirësuar edhe më shumë përditshmërinë e tyre, edhe ashtu jo të lehtë”.

“Në bashkëbisedimin e ngrohtë që patëm, u zotova se gjatë qeverisjes sime, do të marrin përkujdesjen e duhur. Organizata do ta ketë një vijë të vetën buxhetore që do të mbulonte pagat e stafit punues dhe nevojat bazike të tyre”.

Mund të jetë një imazh i 2 persona dhe njerëz në këmbë

Më Shumë

Vërshimet në Rahovec, institucionet diskutojnë masat e reagimit

Përfaqësues të Komunës së Rahovecit morën pjesë në punëtorinë njëditore me temë “Vërshimet në Rahovec”, të organizuar nga Agjencia e Menaxhimit Emergjent me mbështetjen...

Ky është personi që u ther për vdekje në Prizren

Si pasojë e plagëve të marra nga një mjet i mprehtë mes përleshjes që ka ndodhur sot mes dy familjeve në fshatin Kobaj të...

Lajmet e Fundit