6.6 C
Prizren
E mërkurë, 4 Dhjetor, 2024

Takimi me SBASHK-un, Nagavci: Çështja e pagave për mësimdhënësit përcaktohet nga ligji vjetor i buxhetit

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka pritur në një takim kryetarin e SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj, dhe përfaqësues të tjerë të sindikatës.

Gjatë këtij takimi u diskutuan tema që lidhen me nismat e ndërmarra së fundmi në arsimin parauniversitar, përfshirë temat e ngritura nga SBASHK-u.

Sipas MASHTI-t, dokumentet dhe iniciativat për ndryshime legjislative duhet të trajtohen brenda kornizës ligjore, pasi çdo qasje e njëanshme mund të shkaktojë përçarje në kolektivat e mësimdhënësve nëpër shkolla, të pengojë mbarëvajtjen e procesit mësimor dhe të mos kontribuojë në objektivin e përbashkët për rritjen e cilësisë në arsim.

“Siç dihet, gjatë qeverisjeve të kaluara, në periudha zgjedhore, janë nënshkruar marrëveshje të shumta me sindikatën, të cilat kanë prodhuar pasoja juridike me të cilat institucionet tona vazhdojnë të përballen. Prandaj, një gabim i tillë nuk do të përsëritet”, thuhet në njoftim.

 

Sipas tyre, çështja e pagave për mësimdhënësit është rregulluar me Ligjin për Pagat në Sektorin Publik (08/L-196) dhe përcaktohet nga ligji vjetor i buxhetit, rrjedhimisht, rritja e koeficientit përfshin edhe mësimdhënësit.

Sa i përket kontratës kolektive, MASHT thotë se diskutimi nuk duhet të jetë i njëanshëm dhe as i margjinalizuar.

“Ky diskutim mund të zhvillohet nga BSPK dhe Këshilli Ekonomik Social në nivel qeveritar, sapo të krijohen kushtet e përcaktuara me ligj”.

“Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit mbetet gjithmonë e hapur për të diskutuar dhe bashkëpunuar me SBASHK-un në përputhje me zhvillimin dhe ngritjen e cilësisë së arsimit në Kosovë, si dhe për trajtimin e përbashkët të çdo nisme ligjore brenda infrastrukturës ligjore të Republikës së Kosovës”, thuhet në fund.

Më Shumë

Bashkimi dominon Superligën: 7 fitore dhe vetëm një humbje

Bashkimi vazhdon të udhëheqë Superligën e Femrave në basketboll, duke mbajtur vendin e parë pas përfundimit të xhiros së tetë. Skuadra ka arritur 7...

Komuna e Malishevës me aktivitete të shumta shënon festat e Nëntorit

Komuna e Malishevës, nën përkujdesjen e kryetarit Ekrem Kastrati, me rastin e festave të nëntorit, ka zhvilluar disa aktivitete. Me këtë rast, sot është mbajtur...

Patatja e Bosforit

Lajmet e Fundit