8 C
Prizren
E enjte, 19 Shkurt, 2026

Takohen Jahjaga e Haradinaj, bisedojnë për veteranët

Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga priti sot kryetarin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj për të diskutuar rreth përfshirjes dhe kategorizimit të pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës të Zonës Operative të Dukagjinit.

Takimi është mbajtur pas letrës që Haradinaj, njëherësh ish komandant i Zonës Operative të Dukagjinit të UÇK-së, i ka drejtuar Komisionit për Verifikimin e Statusit të Veteranit dhe Presidentes Jahjaga e Kryeministrit, Isa Mustafa.

Presidentja Jahjaga e theksoi nevojën që të gjitha palët dhe institucionet të punojnë bashkërisht në respektimin e ligjit, kritereve dhe specifikave të zonave për të siguruar një proces gjithëpërfshirës që njeh dhe vlerëson meritat e secilit qytetar të Kosovës të angazhuar në përpjekjet tona për liri. /Telegrafi/

Më Shumë

Seancë Solemne në Prizren për 18-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës

Kuvendi i Komunës së Prizrenit mbajti sot një seancë solemne në nder të 18-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës. Në këtë aktivitet morën...

Platforma “Liria Ka Emër” projekton mesazhin “Ende duke mbrojtur lirinë tonë” në objektin e Presidencës

Në shënim të 18-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, platforma qytetare “Liria Ka Emër” ka realizuar një aktivitet simbolik në kryeqytet, duke projektuar në objektin...

Lajmet e Fundit