Talenti i Real Madrid-it është afër marrëveshjes me klubin spanjoll

Futbollisti i talentuar i Real Madrid-it, Takefusa Kubo, është afër që të transferohet te skuadra e Real Sociedad-it.

Sipas asaj që raporton gazetari i njohur italian, Fabrizio Romano, Kubo mund të transferohet gjatë kësaj vere në klubin bask.

Sociedad-i thuhet se do ta përgatisë një ofertë prej 6.5 milionë euro drejt Real Madrid-it, për ta blerë 50 për qind të kartonit të futbollistit japonez.

 

Real Sociedad-i i ka ofruar Kubo-s kontratë të vlefshme deri më 30 qershor 2027, derisa në rast se ai shitet në të ardhmen, madrilenët do të arkëtojnë 50 për qind të shumës së shitjes.

Kujtojmë që 21-vjeçari erdhi si një transferim me shumë bujë në klubin mbretëror, por ai nuk ka arritur të bëjë asnjë paraqitje zyrtare për skuadrën e parë.

Kubo këtë periudhë e kaloi si i huazuar te Mallorca, Villarreal e Getafe.

Pasi ka përjetuar katër periudha huazimi, ish-sulmuesi i Tokyos do të largohet përfundimisht këtë verë nga Real Madrid-i me një marrëveshje të përhershme.

/Albanianpost.com

Më Shumë

EC Ma Ndryshe kritikon ndërhyrjen mbi muralin në Kejin e Prizrenit, kërkon respektim të integritetit artistik

Organizata EC Ma Ndryshe ka reaguar ndaj ndërhyrjes së fundit artistike të realizuar në Kejin pranë Urës së Arastës në Prizren, duke shprehur shqetësimin...

Banesa në shitje me KËSTE te “Tranziti i Ri” në Prizren!

Po kërkoni shtëpinë tuaj të ëndrrave apo një investim të sigurt? Ofrojmë banesa moderne me standarde të larta ndërtimi në një nga zonat më premtuese...

Lajmet e Fundit