14.8 C
Prizren
E shtunë, 1 Prill, 2023

Çmimet e larta, Kurti: Masat do t’i shihni ditëve në vijim, çmimi tavan për naftën dha rezultate

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se ditëve në vijim do të publikohen masat e reja të qeverisë për çmimet e larta të produkteve esenciale.

I pyetur nga mediet nëse masat e paralajmëruara mund të bien ndesh me Kushtetutën, Kurti ka thënë se duhet të gjejnë diçka ndërmjet për të ndërhyrë. Ai ka folur edhe për masën e re për punësimin, në mënyrë që të ketë së paku nga një të punësuar për familje.

“Së pari, ne e respektojmë edhe kushtetutshmërinë edhe ligjin, por në të njëjtën kohë na duhet që t’u dalim në ndihmë qytetarëve. Ju e keni parë që unë kam paralajmëruar që nesër ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, z. Hekuran Murati do të dalë dhe do ta shpjegojë hollësisht skemën e punësimit të garantuar e cila po materializohet, po konkretizohet me masën tonë më të re, që është ndihma prej 70 për qind e pagës bruke (maksimum deri në 300 euro) për 6 muaj rresht për këdo që është i papunë, punësohet e nuk e ka askënd të punësuar në familjen e vet. Ju e dini shumë mirë që ne jemi zotuar që çdo familje ta ketë një të punësuar dhe këtë po e bëjmë”, ka thënë ai.

Ai ka thënë se po diskuton me ministren e Tregtisë, Rozeta Hajdarin dhe ministrin e Financave, Hekuran Murati për masat ndaj shtrenjtimit të produkteve esenciale.

“Ministrat Murati dhe Hajdari, unë si kryeministër, jemi në komunikim të vazhdueshëm që të sjellim masa që e ndihmojnë më së shumti qytetarin, por pa e shkelë as kushtetutshmërinë, e as ligjin. Këto do t’i shihni ditëve në vijim, por ju e keni parë që ka dhënë rezultate çmimi tavan për naftën”, ka thënë Kurti.

Më tutje, kryeministri Kurti ka thënë se nga organet shtetërore dhe ekspertët po provojnë ta gjejnë “mënyrën më të mirë që edhe të mos e shkelim ligjin, edhe t’u ndihmojmë qytetarëve”.

Më Shumë

Sot fillon rrugëtimi i Kosovës për Euro 2024

Sot (e shtunë) fillon rrugëtimi kualifikues i Përfaqësueses së Kosovës për Kampionatin Evropian që zhvillohet në vitin 2024 në Gjermani. Dardanët do të përballen me...

Mot i vranët dhe me reshje shiu

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se sot pritet të mbajë mot i vranët dhe me reshje shiu. Sipas IHK-së, temperaturat do të pësojnë ulje...

Vjedhje në Rahovec

Lajmet e Fundit