13.7 C
Prizren
E mërkurë, 25 Mars, 2026

Tare: Simone Inzaghi, trajner i madh

Drejtori Sportiv i Lazios, Igli Tare ka lavdëruar punën që po bën trajneri Simone Inzaghi.

‘Lacialët’ janë duke bërë një sezon mjaft të mirë, dhe aktualisht ndodhen në pozitën e katërt me 22 pikë, vetëm tri pikë më pak se lideri i tabelës, Napoli, shkruan KosovaPress.

Tare thotë se Inzaghi ka kualitetet e një trajneri të madh. Ai thotë se tekniku italian ka në dispozicion lojtarë cilësorë

“Unë gjithmonë kam menduar se ai ka kualitete të mëdha. Simone është shumë i mirë, por ai ende është i ri, dhe ai e di se futbolli ka ngritje dhe rënie”, ka thënë Tare.

“A i ofruam atij futbollistë të mirë? Unë gjithmonë përpiqem për të bërë gjërat të mira dhe e duke zgjedhur lojtarët që sot mund të bëjnë futboll të mirë”.

“Në ndërtimin e një ekipi ju kurrë nuk duhet të harroni disa gjëra. Cilindo që e merr, ai duhet të integrohet mirë me të tjerët, sepse grupi duhet të jetë gjithmonë përpara çdo gjëje”, theksoi Tare. /

Më Shumë

Ministria e Mbrojtjes mbajti takim në Prizren për rekrutimin në FSK

Ministria e Mbrojtjes ka organizuar në Prizren një takim informues për të rinjtë në kuadër të fushatës për rekrutimin e ushtarëve në Forcën e...

Totaj uron Bashkimin për titullin kampion në Ligën Unike të femrave

Në kuadër të Ligës Unike të Femrave, garë që bashkon ekipet nga Kosova dhe Shqipëria, vajzat e Bashkimit janë shpallur kampione. Ndeshja finale u...

Lajmet e Fundit