Të dyshuarit për terrorizëm nga Prizreni, u zbuluan nëpërmjet përgjimeve telefonike

“Habibi” dhe “Enesi” janë nofkat e dy prej katër kosovarëve, të cilët u arrestuan të premten në Kosovë e Gjermani. I pari emrin e vërtetë e ka Resim Kastrati dhe është nga Prizreni, kurse i dyti Albert Ademaj nga Drenasi, shkruan sot Koha Ditore.

Të dy, së bashku me Leotrim Musliun, i cili një muaj më parë është dënuar për terrorizëm në rastin “Izraeli”, po dyshohen se kanë përgatitur kryerjen e sulmeve terroriste në Kosovë. Bashkë me ta, i dyshuar është edhe një kosovar tjetër (emri i të cilit nuk është përmendur ende nga prokuroria), por që u arrestua në të njëjtën ditë përmes ndihmës së autoriteteve në Gjermani.

Në një shkresë të Gjykatës, të cilën e posedon “Koha Ditore”, arsyetohet vendimi për caktimin e masës së paraburgimit. Aty jepen detaje nga hetimet e kryera deri më tani prej organeve kompetente, si dhe deklaratat e të dyshuarve kundrejt provave të Prokurorisë. Të katër kosovarët, sipas Prokurorisë, janë zbuluar përmes masave të fshehta-përgjimeve telefonike, për përgatitje të sulmeve të ndryshme terroriste…

Më Shumë

Aksident i trefishtë pas mesnate në Prizren

Një aksident trafiku ka ndodhur pas mesnate në Prizren. Nga pamjet shihet se janë pëplasur tri automjete mes vete. Sinjali ka kontaktuar me Policia e Kosovës...

Arrestohet edhe nëna e dy të rinjve që dyshohen për vrasjen e 27-vjeçarit në Kobajë të Prizrenit

Një ngjarje tragjike ka tronditur Prizrenin të dielën, ku një i ri ka mbetur i vrarë pas një përleshjeje që ndodhi në mesditë. Si pasojë...

Lajmet e Fundit