Të enjten fillon lobimi për liberalizimin e vizave

Të enjten (më 7 qershor) një delegacion i Kuvendit të Kosovës, i kryesuar nga kryeparlamentari Kadri Veseli, do të udhëtojë drejt Austrisë dhe Francës më pas për të lobuar për liberalizimin e vizave për Kosovën, shkruan sot Gazeta “Zëri”.

Veseli së bashku me përfaqësues të të gjitha grupeve parlamentare do të kërkojnë heqjen e regjimit të vizave për qytetarët e Kosovës vetëm pak javë para se të publikohet rekomandimi i Komisionit Evropian për liberalizimin e vizave për Kosovën.

Megjithatë, tani kur jemi vetëm dy ditë para se delegacioni i Kosovës të udhëtojë drejt Austrisë, deputetët thonë se nuk janë të informuar se cilët deputetë do të jenë pjesë e delegacionit lobues.

Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Xhavit Haliti, për “Zërin” ka thënë që nga ky lobim pret rezultate pozitive, pasi përveç liberalizimit të vizave Kosovës i duhet mbështetja edhe për anëtarësim në institucionet ndërkombëtare.
“Integrimi duhet të jetë i të gjithëve në BE, pra i gjithë rajonit. Nëse kjo çështje është orientim i politikave perëndimore dhe evropiane, atëherë Kosova do ta kalojë këtë proces bashkë me shtetet e tjera të Ballkanit Perëndimor”, ka thënë Haliti.

Më Shumë

Nisin manifestimet për Ditën e Çlirimit dhe Dëshmorëve në Malishevë

Në Komunën e Malishevë kanë nisur aktivitetet për shënimin e 16 Qershorit – Ditës së Çlirimit dhe Ditës së Dëshmorëve, me një program të...

Sot varroset i riu Albian Osmanaj

Sot do të bëhet varrimi i 27-vjeçarit Albian Osmanaj, i cili humbi jetën në ngjarjen e rëndë që tronditi fshatin Kobaj. https://prizrenpress.com/421746-2h/ Sipas njoftimit të familjes,...

Lajmet e Fundit